Hapja e ekspozitës “Behind Closet Doors”

U bë hapja e ekspozitës “Behind Closet Doors” në Galerinë e Arteve në qytetin e Ferizajit, me moton “Krejt për dashni”.

Kjo ekspozitë u realizua nga Erbëlina Vata dhe shoqëria e saj, e cila ishte përfituese e një nga mini-granteve në kuadër të projektit Youth Artivists for Change, përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, menaxhuar nga Stichting art. 1 dhe implementuar nga CEL Kosova, Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) dhe PriFest – Prishtina International Film Festival.

Shfaqja e filmit të shkurtër “Kosova Trans”

Kosova-Trans është një film i shkurtër dokumentar për një transgjinore 18 vjeçare nga Kosova, i cili u shfaq në hapësirat e TermoKiss. Dokumentari përqendrohet kryesisht në sfidat e një gruaje të re transgjinore që përballet me ngacmime dhe stigmë në një vend që nuk ka të drejta themelore transgjinore. Kosova-Trans ngërthen në vete rrugëtimin e Donës për të pranuar veten, sfidat e të qenurit mbyllur dhe shumë më tepër.

Kuizi Trivia

Aktivistë të ndryshëm që ishin prezent në Prishtinë për të përkrahur Javën e Krenarisë ishin morën pjesë në kuizin Trivia. Qëllimi i këtij kuizi ishte rrjetëzimi mes aktivistëve lokal dhe rajonal.

 

 

 

Publikimi i manualit për gazetarë që mbulon çështjet e personave LGBTI

Ky manual ka për qëllim të shërbejë si një udhëzues praktik, informues dhe arsimor për gazetarë dhe redaktorë të mediave, për  të kryer raportime të sakta dhe etike, si dhe të ofrojnë një mbulim me kuptim cilësor dhe thelbësor të personave LGBTIQ.

Manuali paraqet një përmbledhje të kornizës ligjore dhe mekanizmave të të drejtave të njeriut që garantojnë mbrojtjen e të drejtave LGBTIQ që përbëjnë bazën mbi të cilën mund të bëhet raportimi për LGBTIQ. Për më tepër, manuali përfshinë një analizë rreth diskutimeve mbi seksualitetit në mënyrë që të sigurojë një kuptim më të hollësishëm të orientimit seksual dhe identitetit gjinor; Qëllimi i kësaj analize është që të dekonstruktojë dhe sfidojë veçanërisht rolet më konvencionale dhe tradicionale gjinore, të cilat shpesh përbëjnë bazën problematike mbi të cilën keqkuptohen individët LGBTIQ.

Publikimi I manualit për praktikën psikologjike me persona transgjinorë

Qëllimi i këtij manuali është të informojë profesionistët e shëndetit mendor për çështje të rëndësishme klinike gjatë punës me persona transgjinorë. Ky manual nuk është një përmbledhje udhëzimesh ose standardesh  dhe nuk zëvendëson në asnjë mënyrë protokollet e trajtimit. Manuali synon të plotësojë vetëm udhëzimet e trajtimit për individët Transgjinorë. Manuali është përqendruar vetëm në popullsinë Transgjinore dhe përfshinë një sërë përkufizimësh që përdoren në gjuhën e profesionistëve të shëndetit kur diskutojnë mbi çështjet më të zakonshme dhe sfidat me të cilat përballen personat Transgjinorë gjatë terapisë, terminologji kjo që mund të jetë e panjohur për lexuesin.

 

Shfaqja e Filmit: “Moonlight”

Moonlight është një dramë amerikane e  vitit 2016, me skenar dhe regji nga Barry Jenkins, bazuar në shfaqjen gjysmë-autobiografike të papublikuar të Tarell Alvin McCraney, në Moonlight Black Boys Look Blue. Filmi paraqet tri faza të jetës së personazhit kryesor; rininë, adoleshencën, dhe jetën e hershme të moshës madhore të tij. Drama eksploron vështirësitë me të cilat personazhi përballet me seksualitetin dhe identitetin e tij, duke përfshirë abuzimin fizik dhe emocional që ai duron gjatë arritjes së moshës madhore. Moonlight u bë filmi i parë ku i gjithë kasti i filmit përbëhet nga njerëz me ngjyrë, filmi i parë që lidhet me persona LGBTQ dhe është nominuar dhe ka fituar çmimin Oskar për kategorinë e Fotografisë më të Mirë.

Pas shfaqjes së  filmit “Moonlight” është mbajtur një diskutim i hapur me përfaqësues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

 

Hapja e “Ekspozitës TransBalkan” – Autor: Aleksandar Crnogorac

TransBalkan është një projekt fotografik dokumentar që përqendrohet në komunitetin trans në rajonin e Ballkanit, të Evropës Jug-Lindore. Autori ka udhëtuar në pjesën më të madhe të ish republikave Jugosllave, dhe gjatë rrugës është takuar më më shumë se 30 persona, të cilët jo vetëm që i fotografoi, por edhe i intervistoi. Në mesin e personave të fotografuar janë persona me kombësi të ndryshme, fe, moshë, status të gjendjes sociale, prejardhje arsimore dhe natyrisht individë në faza të ndryshme të tranzicionit të tyre personal. Synimi nuk është që të futemi në politikat e komunitetit trans, por të përqendrohemi në aspektet personale të përvojave njerëzore të këtyre individëve me qëllimin e ngritjes së vetëdijës dhe vizibilitetit për komunitetin trans në Ballkan, i cili aq shpesh keqpërfaqësohet dhe keqkuptohet në këtë pjesë të Botës.

Konferenca “Legjislacioni: Mundësitë e shfrytëzuara dhe të humbura”

Kjo konferencë reflektoi punën e institucioneve që merren me çështjet LGBTI gjatë vitit të kaluar. Kjo konferencë u përqëndrua në tri çështje kryesore: Kodi Civil, Njohja e identitetit Gjinor dhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Për të mbuluar temat e lartpërmendura, panelistët nga institucionet vendore përkatëse patën mundësinë për të diskutuar dhe shpjeguar avokimin e të drejtave LGBTI në Kosovë, pasuar nga një diskutim i hapur me të gjithë pjesëmarrësit në konferencë.

      

Hapja e ekspozitës “QUEIN” – Autore: Majlinda Hoxha

Ekspozita e organizuar nga CEL përbëhet nga storie personale të personave LGBTI që jetojnë në Kosovë.

Arti luan një rol kyç në promovimin e të drejtave të njeriut, kjo ekspozitë prezantoi storie të personave LGBTI përmes prizmit të kamerës, duke adresuar përditshmërinë e ndërthurjes së jetës utopike të personave LGBTI në Kosovë. Ekspozita është një koleksion i imazheve që përmbanë fragmente të këtyre tregimeve.

 

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë (IDAHOT 2019)

Sikur vitet e kaluara, edhe sivjet e shënuam Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë me 17 Maj, ku u mbajtë Konferenca me moton “Të drejtat e barabarta dhe kushtetuese të personave LGBTI”

Në këtë Konferencë është diskutuar rreth Partneritetit mes personave të seksit të njejtë dhe Diversitetin në mes të komuniteteve.

Si çdo vit, edhe kësaj rradhe u ndezën dritat me ngjyrat e flamurit LGBTQ+ në ndërtesën e Qeverisë.