Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Filma

Nën-koleksioni ‘Filma’ përfshin një gamë të gjerë të filmave artistikë që trajtojnë tema queer. Këtu përfshihen filma të ndryshëm, nga ata të metrazhit të gjatë deri te filmat e shkurtër, të cilët eksplorojnë identitetin, dashurinë, përkatësinë dhe sfidat e individëve LGBTI+. Këta filma shpesh sfidojnë normat e zakonshme të tregimit dhe stilit vizual, duke ofruar përvoja të reja dhe të ndryshme për shikuesit.

Për të pasqyruar rrjedhën kohore si dhe për të lehtësuar dhe përshpejtuar qasjen, koleksioni është i organizuar kronologjikisht. Duke zgjedhur vitin përkatës, shfaqen detajet e filmave, duke përfshirë kohën e lansimit, titullin, sinopsisin, regjisorët dhe qasjen në burime shtesë që ofrojnë informacion më të zgjeruar.

2017 Chevron Icon
TITULLI
SINOPSIS
REGJIA
BURIMI
TITULLI:Martesa
SINOPSIS: *** Film i gjatë *** “Dasma do të zhvillohet edhe dy javë. Anita dhe Bekimi janë në përgatitjet përfundimtare për ditën e tyre të madhe. Megjithëse po presin lajmet për fatin e prindërve të Anitës, të cilët janë të zhdukur që nga lufta e Kosovës në vitin 1999, familja e Bekimit po mundohet të kontrollojnë gjithçka që të shkon sa më mirë në dasmën e tyre. Megjithatë, gjithçka duket se komplikohet, kur Noli, ish i dashuri i Bekimit kthehet nga jashtë dhe bëhet gjithçka tashme e qartë: Noli është ende në dashuri me Bekimin. Dasma bëhet skenë e tensioneve intensive”, kështu e përshkruan faqja zyrtare e festivalit, filmin “Martesa”. - Albinfo
REGJIA: Blerta Zeqiri
2021 Chevron Icon
TITULLI
SINOPSIS
REGJIA
BURIMI
TITULLI:Një Manual për Ndarjen
SINOPSIS: *** Film i metrazhit të shkurtë *** “Një Manual për Ndarjen” është një film fiktiv i metrazhit të shkKy film trajton temën e dashurisë nga perspektiva e ndarjes, dhe përbehet nga disa segmente të ndryshme, të cilat paraqesin proceset që një individ mund tí përjetojë pas përfundimit të një lidhjeje romantike dhe përcjellet me personazhin e Anës (Eli Gashi), një vajzë e re biseksuale, e cila rikujton eksperiencat e ndarjes nga ish e dashura e saj, Rina (Kosovare Krasniqi) derisa të takohet me një shok të vjetër.
REGJIA: Donart Zymberi
TITULLI:Four Pills At Night
SINOPSIS: *** Film i metrazhit të shkurtë *** With a film to shoot in the near future, a director develops more than a professional bond with his actor. When they go together on a rave, things take an unexpected turn. Delusion or truth, the two end up with no answers.
REGJIA: Leart Rama
2022 Chevron Icon
TITULLI
SINOPSIS
REGJIA
BURIMI
TITULLI:I love you more
SINOPSIS: *** Film i gjatë *** Pas një viti bisedash në internet, Beni, një adoleshent i ndrojtur kosovar, është i ngazëllyer që më në fund do të takoi dashurinë e tij të parë (por të fshehtë), Leo. I konsumuar nga pasioni, Beni thur me kujdes planet për takimin e tij romantik të shumëdëshiruar me Leon, i cili, edhe një muaj do të vij nga Gjermania. Gjithçka duhet të jetë perfekte. Lajm i shkëlqyeshëm, nëna e Benit e befason atë dhe të gjithë familjen me një mundësi ndryshimi jetësor, por ai, tani për tani, nuk mund ta përballojë këtë. Ai duhet ta takojë Leon.
REGJIA: Erblin Nushi