Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Misioni i Arkivit të Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë është të hulumtojë, grumbullojë, ruajë, dokumentojë dhe promovojë historinë, kulturën dhe përvojën e komuniteteve LGBTI+ në Kosovë. Ky arkiv synon të sigurojë një burim të vlefshëm informacioni në lidhje me lëvizjen LGBTI+ dhe të ndihmojë në ndërgjegjësimin dhe diversitetin gjinor e seksual në shoqëri. Përvojat dhe ngjarjet e dokumentuara në materialet e arkivuara janë burime të rëndësishme për hulumtim, edukim dhe sensibilizim të opinionit në lidhje me çështjet e komuniteteve LGBTI+.

Përmes krijimit të mundësisë së ruajtjes dhe qasjes së shpejtë në dokumentimet e krijuara nga veprimtaritë individuale, organizatat joqeveritare dhe mediat, duke mos përjashtuar edhe dokumentet që kanë të bëjnë, ju drejtohen apo dalin nga institucionet e drejtësisë, ne synojmë të nderojmë, të kujtojmë dhe të ndajmë historinë e lëvizjes LGBTI+ në Kosovë.


Pasuro historinë tonë!

Ju mund të ndani kopjen apo origjinalin e materialeve me rëndësi arkivore duke përfshirë të gjitha format dokumentare si: fotografi, dorëshkrime, video, audio, postera dhe të tjera. Për të kontribuar, na kontaktoni në email: arkiva.celks@gmail.com, apo në numrin e telefonit +383 49 701 499. Materialet tuaja do të tërhiqen nga qasja publike në momentin kur ju kërkoni. Kontributi juaj është thelbësor për të ruajtur dhe pasuruar historinë dhe kulturën e komuniteteve LGBTI+ në Kosovë.

_____________________________________________________________________________________________________________________________

Klauzolë:

Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë është në proces të vazhdueshëm pasurimi dhe zhvillimi, dhe asnjë nga koleksionet nuk është krejtësisht i përfunduar. Kësisoj, rekomandojmë që hulumtimet tuaja t’i shtrini edhe në burime tjera.

Koleksionet

Koleksionet e Arkivit të Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë përbëhen nga forma të ndryshme dokumentare, hulumtimi dhe grumbullimi i të cilave u realizua duke identifikuar krijuesit, prodhuesit dhe poseduesit e këtyre materialeve. Këto materiale shpërfaqin përvojat e personave dhe aleatëve të komuniteteve LGBTI+ nga Kosova, duke na mundësuar pasqyrimin e rrjedhshmërisë së ngjarjeve. Koleksionet janë të organizuara mbi bazë alfabetike dhe janë krijuar sipas natyrës së prodhimeve apo krijimeve. Për t’i qëndruar sa më afër natyrës së tyre, disa koleksione përbëhen edhe nga nën-koleksionet po ashtu me shtrirje alfabetike. Në secilin koleksion dhe nën-koleksion, materialet e arkivuara janë të rregulluara në mënyrë kronologjike dhe përmbajnë katalogje me kolona të kategorizuara që përmbledhin informacionet bazë të tyre.

Arti queer

Dokumente

Dorëshkrime

Efemera

Fototeka

Hapësirat me kujtime queer

Java e krenarisë

Libraria

Materiale audiovizuele

Shtypi

Kontribues me materiale arkivore

Shumë persona po i përgjigjen thirrjes për ruajtjen e historisë LGBTI+.Përveç që na kanë inspiruar për të vazhduar tutje kërkimin arkivor, kontribuesit kanë ndarë me ne posedimet e tyre apo na kanë ndihmuar që të hulumtojmë për materialet e identifikuara. Disa nga kontribuesit me materiale arkivore jo domosdoshmërisht janë krijues apo prodhues të materialeve të dhuruara nga ana e tyre. Vetëdija e tyre për të ruajtur dhe përpjekja e tyre për arkivin është shumë e rëndësishme. Krijuesit, prodhuesit e poashtu edhe poseduesit ose ata që dorëzuan tek ne, kanë dhënë një kontribut të çmuar për të përhapur historinë dhe kulturën LGBTI+ dhe për të siguruar që kjo pasuri të mos humbasë, harrohet ose fshihet.
CEL Kosova Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA:
KOLEKSIONET: Revista & Zinë
Dardan Hoti Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Që nga viti 2011 ka ndërtuar përvojën e tij në gazetari. Shkrimet dhe hulumtimet e tij kryesisht kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, me fokus të drejtat LGBTQI+. Në 2013, u shpërblye me çmimin e parë për gazetari rreth varfërisë nga ekipi i OKB në Kosovë. Midis viteve 2014-2021 ishte anëtar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë. Në vitin 2018 ishte përfitues i bursës së K2.0 për gazetari në të drejtat e njeriut. Është hulumtues dhe producent i dokumentarit që eksploron jetët e njerëzve LGBTQI+ në Kosovë: “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni” dhe aktualisht është duke punuar në dokumentarin “Kurrë nuk kam qenë në aeroplan”, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Si dhe është themelues i Institutit Sekhmet.
KOLEKSIONET: DokumentarRevista & ZinëShtypiShtypi Ditor
Dylberizm Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Dylberizm-i u krijua më 19 mars të vitit 2018 nga aktivistët e pavarur queer kosovarë, si një faqe edukative në Instagram. Më 28 qershor 2020, Dylberizm bëhet platforma online e para, e cila specifikisht shërben për informimin dhe edukimin queer në gjuhën shqipe, dhe e cila mirëmbahet plotësisht në baza vullnetare.
KOLEKSIONET: Libraria
Ervina Halili Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Është poete dhe hulumtuese. Themeluese e arkivit virtual “Rilindja”. Ka qenë shkrimtare në disa institucione të Evropës si në Landi&Gyr, Zvicër, dhe Q21/MuseumsQuartier në Vjenë.
KOLEKSIONET: Revista & Zinë
Instituti Sekhmet Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Është OJQ me seli në Prishtinë, u themelua në nentor të vitit 2020. Me punën e tyre, synojnë të kontribuojnë në demokratizimin e Kosovës. SEKHMET promovon drejtësinë dhe respektin për të drejtat e njeriut, veçanërisht të pakicave dhe atyre të përjashtuar nga pushteti, përfaqësimi dhe njohja, duke mbështetur ndryshimet gjithëpërfshirëse sociale dhe kulturore. Puna e SEKHMET merr formën e kërkimit dhe dokumentacionit, përmes produksioneve kulturore dhe artistike si dhe aktiviteteve avokuese dhe ndërgjegjësuese që synojnë publikun e gjerë, kryesisht mbi të drejtat e grave dhe LGBTQI+.
KOLEKSIONET: Arti queerMateriale audiovizueleMixed Media Art
Kaltrina Krasniqi Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Është regjisore dhe specialiste e medias nga Prishtina që punon në film, televizionin dhe në fushën e publikimit dixhital që nga viti 2000. Është anëtare themeluese e Kosovo Oral History Initiative, arkiv dixhital ku dokumentohen histori personale njerëzish nga shtigje të ndryshme jetësore; bashkë-themeluese e kafe-librarisë Dit’ e Nat’, një platformë jo formale e promovimit të filmit, letërsisë dhe muzikës; dhe themeluese e Vera Films, kompani e prodhimit të filmave e fokusuar në mbështetjen e zërave autentik në kinematografi.
KOLEKSIONET: Dokumentar
Krenar Basha Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA:
KOLEKSIONET: Libraria
Lura Limani Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Është shkrimtare, redaktore dhe hulumtuese. Bashkëthemeluese e Iniciativës së Historisë Gojore të Kosovës, arkiv online me tregime nga Kosova. Poashtu, bashkëthemeluese e zines së pavarur letrare dhe shtëpisë botuese Lirindja. Se fundi, autore e hulumtimit “TRANS NË KOSOVË: NJË HISTORI E PAKRYER” që u publikua në shtator të vitit 2023.
KOLEKSIONET: Revista & ZinëShtypiShtypi Ditor
Migjen Kelmendi Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Është themelues dhe vokalist i grupit “Gjurmët”, që ishin aktiv gjatë viteve 1980-1986. Në vitin 2001 lansoi gazetën javore “Java” me seli në Prishtinë.
KOLEKSIONET: ShtypiShtypi Ditor
Myrvete Bajrami Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Myrvete Bajrami, themeluese dhe udhëheqëse e Qendrës për Emancipim Shoqëror (QESh). Ajo së bashku me disa aktivistë të tjerë themeloi QESh në prill të vitit 2005, pasi që kuptuan që kishte nevojë për luftë më të madhe për të drejtat e komuniteteve LGBTI+ në Kosovë. Myrvetja ishte një nga personat e parë që në mënyrë publike mbronte të drejtat e komuniteteve. Ajo mes të gjithave ka qenë pjesë e grupit punues të draftimit të ligjit kundër diskriminimit në vitin 2013-2014 dhe ishte lobuesja kryesore për përfaqësimin e prinicipeve të jodiskriminit në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Përveç punës me përmirësimin e legjislacionit në Kosovë, Myrvetja ka dizajnuar dhe mbajtur trajnimet e para për Policinë e Kosovës si dhe për zyren prokuroriale dhe gjyqësore të Kosovës. Myrvetja së bashku me QESh dhe aktivistët e komuniteteve LGBTI+ ka organizuar marshin e parë në Kosovë në vitin 2014. Myrvetja tash jeton në Suedi së bashku me partnerën e saj Cristinën dhe vajzën e tyre 3 vjeçare. Aktivizmin e saj ajo e ka vazhduar edhe në Suedi duke qenë pjesë e bordit të Malmö Pride dhe RFSL Rådvigning. Ajo punon si kordinatore kundër dhunës në familje për një komunë në Suedi.
KOLEKSIONET: Revista & ZinëShtypiShtypi Ditor
Piro Rexhepi Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Piro Rexhepi është hulumtues që shkruan për seksualitetin, dekolonialitetin dhe islamin në Ballkan. Autor i librit “White Enclosures. Racial Capitalism and Coloniality Along the Balkan Route” publikuar më 15 nëntor të vitit 2022.
KOLEKSIONET: Arti queerFototekaMixed Media Art
Qerkica dhe Mustafa Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Mustafa dhe Qerkica janë familje me zgjedhje. Një mashkull homoseksual me aftësi të kufizuara dhe një grua transgjinore ashkali, ata jetojnë bashkë dhe kujdesen për njëri-tjetrin prej vitesh. Shtëpia e tyre në Fushë Kosovë, e ndodhur në periferi të Prishtinës, prej kohësh është vend i dashur grumbullimi dhe strehimi për komunitetin LGBTQI*. - SEKHMET
KOLEKSIONET: Fototeka
Rina Kika Chevron Icon
BIOGRAFIA
KOLEKSIONET
BIOGRAFIA: Është avokate, hulumtuese dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Përfaqëson raste të gjyqësisë strategjike për të drejtat e njeriut në Kosovë. Një ndër rastet e fituara nga ajo, është e drejta e Blert Morinës për të ndërruar emrin dhe shënuesin e gjinisë në dokumentet e indetifikimit.
KOLEKSIONET: Dokumente