Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Hapësirat me kujtime queer

(Coming Soon)

Koleksioni “Hapësirat me Kujtime Queer” do të përfshijë materiale ekzistuese që dokumentojnë pasqyrën e historisë së bar-kafeve dhe hapësirave tjera të krijuara nga OJQ-të apo individët. Do të punojmë në gjetjen e mënyrave më të mira dokumentuese për të plotësuar boshllëkun që mungon mbi informacionet për këto hapësira.

Bar-kafet dhe hapësirat tjera që do të përfshihen në këtë koleksion, në retrospektivë kanë luajtur një rol kyq në krijimin e një mjedisi mbështetës për personat queer në Kosovë.

Përmes dokumentimit të hapësirave queer do të kemi parasysh se si këto hapësira kanë ndihmuar në formimin e identitetit dhe komunitetit queer, duke ofruar një vend të sigurt për shoqërim, aktivizëm dhe vetëshprehje. Ky koleksion është një burim i çmuar për të kuptuar rëndësinë e këtyre hapësirave dhe për të vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që përmes krijimit të këtyre hapësirave ndihmuan në përparimin, përmirësimin dhe mbështetjen e të drejtave LGBTI+ në Kosovë.