Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Shfaqje dhe Performanca Teatrale

Nën-koleksioni “Shfaqje dhe performanca teatrale” përbëhet nga shfaqje dhe performanca që trajtojnë tema rreth komuniteteve LGBTI+. Ky nën-koleksion ruan dhe promovon punën teatrale që sjellë në skenë përvojat, sfidat dhe historitë e këtyre komuniteteve, duke ngritur ndërgjegjësimin dhe ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të hapur dhe më të pranueshme.

Për të pasqyruar rrjedhën kohore si dhe për të lehtësuar dhe përshpejtuar qasjen, koleksioni është i organizuar kronologjikisht. Duke zgjedhur vitin përkatës, shfaqen detajet e krijimeve, duke përfshirë kohën e lansimit, titullin, përshkrimin, regjisorët dhe qasjen në burime shtesë që ofrojnë informacion me të zgjeruar për shfaqjen apo performancën përkatëse, si: intervista, artikuj kritikë, video të performancave ose materiale promovuese.

2017 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
REGJIA
BURIMI
TITULLI:55 shades of gay
PERSHKRIMI: "55 Shades of Gay" trajton çështjet e të drejtave të komuniteteve LGBTI+ në Kosovë dhe më gjerë. Shfaqja ndjek historinë e një çifti queer që përpiqet të martohet në një shoqëri që ende përballet me diskriminim dhe mungesë të pranimit. Përmes humorit të guximshëm dhe skenave provokuese, Neziraj sfidon normat tradicionale dhe shtyn për diskutim mbi barazinë dhe të drejtat civile. Shfaqja është një kritikë e fortë ndaj homofobisë dhe ngurtësisë institucionale, duke përdorur artin si mjet për ndryshim dhe ndërgjegjësim shoqëror. "55 Shades of Gay" është një thirrje për tolerancë dhe respekt, duke e vendosur audiencën përballë realiteteve të përditshme të komuniteteve LGBTI+.
REGJIA: Blerta Neziraj
2019 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
REGJIA
BURIMI
TITULLI:Unë jam vetë grua
PERSHKRIMI: Shfaqja “Unë jam vetë grua”, na sjellë historinë e jetës tejet të vështirë të një personi transgjinor gjerman – Charlotte von Mahlsdorf, e cila i ka mbijetuar regjimit Nazist dhe atij Stasi. Në shfaqjen me regji të Kushtrim Koliqit, Adrian Morina, si aktori i vetëm në skenë, luan më shumë se 30 personazhe.
REGJIA: Kushtrim Koliqi
2023 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
REGJIA
BURIMI
TITULLI:Molla s’ka qenë aksident
PERSHKRIMI: Molla ska qenë aksident është një performancë që sfidon dhimbjen dhe shënon triumfin e dashurisë. Performanca kombinon elemente dramatike dhe emocionale për të frymëzuar audiencën të përballojë vështirësitë jetësore me guxim dhe dashuri, përqendrohet në fuqinë e mosdorëzimit dhe mbijetesës përballë sfidave të mëdha.
REGJIA: Arlinda Morina
TITULLI:Mrena Katër Mureve
PERSHKRIMI: “Mrena Katër Mureve”, e shkruar dhe me regji nga Adelina Rose (Erblin Nushi), trajton temën e shëndetit mendor brenda personave LGBTIQ+ dhe përkeqësimin e saj nga shkeljet e të drejtave të njeriut në baza të identitetit. Si një perspektivë unike personale, “Mrena Katër Mureve” ekspozon dhunën dhe urrejtjen, e pasojat që këto fenomene kanë tek individët LGBTIQ+. Njëkohësisht kjo shfaqje feston solidaritetin dhe dashurinë ndërmjet personave LGBTIQ+.
REGJIA: Adelina Rose (Erblin Nushi)