Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Fototeka

Koleksioni ‘Fototeka’ përbëhet nga përzgjedhje fotografish personale që dokumentojnë momente të veçanta dhe të rralla të personave dhe aleatëve queer në Kosovë. Këto fotografi kapin çaste personale dhe domethënëse që reflektojnë përvojat e jetës së përditshme, festimet, protestat, dhe ngjarjet tjera.

Për komunitetet queer, këto imazhe janë të rëndësishme jo vetëm për dokumentimin e historisë, por edhe për ndjesinë nostalgjike dhe kënaqësinë shpirtërore që ato sjellin. Shfletimi i këtyre albumeve ofron një pasqyrë unike dhe emocionale të jetës queer, duke na lejuar të ndjejmë dhe të kuptojmë më mirë përvojat dhe vlerat që ato bartin.

Secila fotografi në këtë koleksion është e përshkruar nga personat që i kanë dhuruar, që shtojnë një shtresë të kontekstit dhe ndjenjës personale. Përshkrimet ofrojnë detaje mbi momentet e kapura, personat e përfshirë dhe rëndësinë e tyre për komunitetet LGBTI+ në Kosovë.

Albumi i Qerkicës dhe Mustafës 1998 – 2010

Albumi i Piro Rexhepit 2001-2003