Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Arti queer

Koleksioni “Arti Queer” është një përmbledhje e pasur e krijimeve artistike queer në Kosovë, që eksplorojnë dhe shprehin ndjenjat, identitetin dhe përvojat LGBTI+ duke sfiduar normat tradicionale të seksualitetit dhe gjinisë përmes shprehjeve të ndryshme artistike.  

Ky koleksion përfshin dokumentarë që pasqyrojnë jetën dhe përvojat e individëve LGBTI+ në Kosovë, filma që kapin tema queer nga perspektiva të ndryshme, dhe vepra mixed media që përdorin kombinime materialesh dhe teknikash për të shprehur këto tema. Gjithashtu, koleksioni përfshin shfaqje dhe performanca teatrale mbi queerness, duke ofruar një përvojë të thellë dhe të prekshme.

Koleksioni “Arti Queer” është një burim i rëndësishëm për të kuptuar dhe vlerësuar kontributet e artistëve queer në skenën moderne të artit, duke ofruar mundësinë e eksplorimit të një llojllojshmërie të gjerë të shprehjeve artistike që sfidojnë dhe ripërcaktojnë normat shoqërore të seksualitetit dhe gjinisë.

Dokumentar

Filma

Mixed Media Art

Shfaqje dhe performanca teatrale