Misioni i Arkivit të Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë është të hulumtojë, grumbullojë, ruajë, dokumentojë dhe promovojë historinë, kulturën dhe përvojën e komuniteteve LGBTI+ në Kosovë. Ky arkiv synon të sigurojë një burim të vlefshëm informacioni në lidhje me lëvizjen LGBTI+ dhe të ndihmojë në ndërgjegjësimin dhe diversitetin gjinor e seksual në shoqëri. Përvojat dhe ngjarjet e dokumentuara në materialet e arkivuara janë burime të rëndësishme për hulumtim, edukim dhe sensibilizim të opinionit në lidhje me çështjet e komuniteteve LGBTI+.
Përmes krijimit të mundësisë së ruajtjes dhe qasjes së shpejtë në dokumentimet e krijuara nga veprimtaritë individuale, organizatat joqeveritare dhe mediat, duke mos përjashtuar edhe dokumentet që kanë të bëjnë, ju drejtohen apo dalin nga institucionet e drejtësisë, ne synojmë të nderojmë, të kujtojmë dhe të ndajmë historinë e lëvizjes LGBTI+ në Kosovë.
Ju mund të ndani kopjen apo origjinalin e materialeve me rëndësi arkivore duke përfshirë të gjitha format dokumentare si: fotografi, dorëshkrime, video, audio, postera dhe të tjera. Për të kontribuar, na kontaktoni në email: arkiva.celks@gmail.com, apo në numrin e telefonit +383 49 701 499. Materialet tuaja do të tërhiqen nga qasja publike në momentin kur ju kërkoni. Kontributi juaj është thelbësor për të ruajtur dhe pasuruar historinë dhe kulturën e komuniteteve LGBTI+ në Kosovë.
_____________________________________________________________________________________________________________________________
Klauzolë:
Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë është në proces të vazhdueshëm pasurimi dhe zhvillimi, dhe asnjë nga koleksionet nuk është krejtësisht i përfunduar. Kësisoj, rekomandojmë që hulumtimet tuaja t’i shtrini edhe në burime tjera.
“Every donation brings us one step closer to a world of peace and equality. Please give generously.”
Email us for donation at info@cel-ks.org