Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Java e krenarisë

Java e Krenarisë, e cila në Kosovë si e tillë mbahet prej vitit 2017, është një javë e mbushur me aktivitete e ngjarje që promovojnë të drejtat dhe kulturën LGBTI+, duke përfshirë paradën e krenarisë, ekspozita artistike, diskutime publike, koncerte, konferenca dhe ngjarje të tjera me karakter artistik e aktivist. Java e Krenarisë është një moment kulminant i angazhimit dhe solidaritetit.

Ky koleksion është formuar me anë të përmbledhjes së vegëzave vendimtare që i kushtohen dokumentimit të kësaj ngjarjeje. Për të kuptuar më mirë kontekstin dhe përmbajtjen e Javës së Krenarisë ndër vite, vizitorëve u rekomandohet që sidomos të eksplorojnë edhe koleksionet: Shtypi dhe Materialet Audiovizuale. Këto koleksione plotësojnë informacionin me raportime mediatike dhe intervista që thellojnë më tej njohuritë për ndikimin dhe rëndësinë e kësaj jave për komunitetet LGBTI+ në Kosovë.