Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Shtypi

Koleksioni ‘Shtypi’ përfshin një varg të gjerë të materialeve të publikuara në gazeta, revista, zina dhe portale online që kanë trajtuar dhe trajtojnë çështjet LGBTI+ në Kosovë.

Ky koleksion ndahet në dy nën-koleksione: ‘Shtypi Ditor’ dhe ‘Revista dhe Zine’. Nën-koleksioni ‘Shtypi Ditor’ përmban lajme, shqyrtime, analiza dhe intervista nga gazeta dhe portale të përditshme, duke ofruar një pasqyrë e strukturë të ngjarjeve dhe çështjeve aktuale. Në anën tjetër, nën-koleksioni “Revista dhe Zine” përmban artikuj më të thelluar, rrëfime personale dhe analiza që shfaqen në revista dhe botime të specializuara.

Këto materiale ofrojnë një pamje të detajuar të zhvillimeve dhe sfidave me të cilat përballen komunitetet LGBTI+ në Kosovë. Për të plotësuar informacionin dhe për të marrë një perspektivë më të gjerë, vizitorëve u rekomandohet të eksplorojnë edhe koleksionin ‘Materiale Audiovizuale’, i cili përmban kronika lajmesh, intervista dhe video incizime që plotësojnë dhe pasurojnë përvojën e kërkimit në arkivin LGBTI+. Kështu, koleksioni ‘Shtypi’ dhe ‘Materialet Audiovizuale’ bashkërisht ofrojnë një pasqyrë të detajuar të përditshmërisë dhe përtej saj, të cilat na ndihmojnë të njohim zhvillimin e lëvizjes LGBTI+ në Kosovë.

Revista & Zinë

Shtypi Ditor