Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Efemera

(Coming Soon)

Aktualisht po punohet për ta bërë këtë koleksion të qasshëm për të gjithë të interesuarit në historinë queer në Kosovë. Synimi është që përmes këtij koleksioni të sigurojmë kësisoj edhe një pikë reference që përplotëson të kuptuarit e zhvillimeve dhe përvojave të komuniteteve LGBTI+ në Kosovë.

Koleksioni “Efemera” i Arkivit të Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë do të përmbajë një gamë të gjerë materialesh të përkohshme dhe të përditshme që dokumentojnë jetën dhe aktivitetet e komuniteteve LGBTI+. Këto materiale do të përfshijnë afishe të ngjarjeve dhe objekte tjera për qëllime të dukshmërisë, të cilat zakonisht nuk synohen të ruhen për periudha të gjata kohe, por kanë një vlerë të rëndësishme kulturore.

Koleksioni “Efemera” do të jetë një pasqyrë e pasur dhe dinamike e aktiviteteve dhe angazhimeve të përditshme të komuniteteve queer në Kosovë. ‘Efemera’ do të kapë momente dhe ngjarje duke ofruar një perspektivë të gjallë dhe të drejtpërdrejtë mbi kulturën queer.