Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Dokumentar

Nën-koleksioni ‘Dokumentar’ përbëhet nga dokumentarë të krijuar për komunitetet LGBTI+ në Kosovë, me kontribut nga individë, portale, radio, televizione dhe OJQ. Këta dokumentarë pasqyrojnë jetën dhe përvojat e individëve LGBTI+, duke u fokusuar në historitë personale, sfidat dhe triumfet e komuniteteve queer. Përmes intervistave, tregimeve dhe pamjeve arkivore, këta dokumentarë ofrojnë një vështrim të sinqertë dhe autentik mbi jetën e tyre, me qëllimin fisnik për të edukuar dhe sensibilizuar publikun për çështjet dhe përvojat e komuniteteve LGBTI+.

Për të pasqyruar rrjedhën kohore dhe për ta lehtësuar dhe përshpejtuar qasjen, koleksioni është i organizuar kronologjikisht. Duke zgjedhur vitin përkatës, shfaqen detajet e dokumentarëve, duke përfshirë kohën e lansimit, titullin, përshkrimin, autorët dhe qasjen në burime shtesë që ofrojnë informacion më të zgjeruar.

2013 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
TITULLI:Sex
PERSHKRIMI: Mesi i dhjetorit 2012 e gjeti Kosovo 2.0 duke u përgatitur për lançimin e edicionit të katërt të revistës mbi Seksin. Ngjarja u krijua si një shpërfaqje e seksit dhe seksualitetit e paraqitur përmes filmave, teatrit, bisedave dhe një feste përmbyllëse. Kjo qasje shkaktoi shumë reagime në internet, veçanërisht në mesin e grupeve fetare myslimane. Kështu, para lansimit të Kosovo 2.0, u iniciua një fushatë virale e mbushur me dezinformata kundër ngjarjes; duke kërcënuar organizatorët me protesta dhe duke e etiketuar ngjarjen si të pamoralshme. Gjuha e urrejtjes e përdorur kundër revistës dhe Kosovo 2.0 rezultoi me disa incidente shumë të dhunshme, të cilat nënkuptojnë sulmin e parë ndaj laicitetit të Kosovës.
AUTOR: Kaltrina Krasniqi
TITULLI:Invisibles
PERSHKRIMI: Të fejuara dhe të lumtura në dashuri, këto dy vajza tregojnë me guxim historinë e jetës së tyre të përbashkët si një çift lezbike në Kosovë.
AUTOR: Regjia: Ishak Jalimam, Monika Simunac, Nita Zeqiri, Petar Antevski
2014 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
2024.01.09
TITULLI:Çmimi për Demokraci 2022 – Lend Mustafa
PERSHKRIMI: Çmimi për Demokraci hedh dritë mbi individë dhe iniciativa që kanë kontribuar në forcimin e demokracisë në Kosovë dhe rajon. Dokumentari "Çmimi për Demokraci 2022" përqendrohet te historia dhe aktivitetet e Lend Mustafa, fitues i këtij çmimi, i cili është njohur për angazhimin e tij të palodhur në mbështetje të vlerave të lirisë dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare. Përmes intervistave dhe pamjeve të ndryshme, dokumentari ofron një pasqyrë të rëndësishme të punës së Lend Mustafës dhe të përpjekjeve të tij për të ndihmuar shoqërinë kosovare të përparojë në respektimin e të drejtave të njeriut.
AUTOR: KCSF
2016 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
TITULLI:Kosova Trans
PERSHKRIMI: Kosova-Trans është dokumentar i shkurtër që sjell historinë e një vajze transgjinore 18-vjeçare nga Kosova. Ky film përqendrohet kryesisht në sfidat me të cilat ajo përballet si një grua e re transgjinore, duke përjetuar ngacmime dhe stigmë në një vend ku të drejtat themelore për personat transgjinorë mungojnë. "Kosova-Trans" tregon rrugëtimin e Donës drejt vetëpranimit, përballjen me sfidat e izolimit, dhe shumë dimensione të tjera të jetës së saj.
AUTOR: (Anonim)
2016.05.29
TITULLI:Mallkimi LGBTI
PERSHKRIMI: Kundërshtarët e quajnë degjenerim shoqëror kurse mbështetësit thonë se duhet të respektohen liritë dhe të drejtat e këtyre komuniteteve. Si jetojnë pjesëtarët e këtyre komuniteteve?
AUTOR: Leonard Kerquki
2016.12.20
TITULLI:United in Love
PERSHKRIMI: Despite the last several years of increasing LGBT visibility in Kosovo , gay, lesbian, bisexual and trans people still remain largely missing from media when it comes to finding images and representation of themselves as romantic and loving couples. This documentary raises awareness, its educational, showcases LGBT love and is inspirational to the community to stand up, united in love.
AUTOR: QESH
2017 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
TITULLI:Qielli po hapet
PERSHKRIMI: Dokumentari pasqyron realitetet e personave lezbike, gej, biseksual dhe transgjinorë në Kosovë. Ofron një pikëpamje unike për tregimet personale të pranimit e refuzimit, si dhe për sfidat e aspiratat e aktivizmit në ditët para paradës së parë të Krenarisë në Kosovë, e cila u mbajt më 10 tetor, 2017.
AUTOR: Matko Bulent
2019 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
2019.06.11
TITULLI:ÇOHU – Feminismus, Gender-Aktivismus & LGBTQ im Kosovo (1/3)
PERSHKRIMI: Lendi Mustafa është i pari transgjinor në vend që vuan nga imazhet konservatore gjinore. Lendi Mustafa, 22 vjeç, e siguron jetesën në Qendrën e Barazisë dhe Lirisë. Familja e tij u shpërngul nga Gjermania në Kosovë kur ai ishte gjashtë vjeç. Edhe atëherë ai ndihej si djalë, i bllokuar në trupin e një vajze. Gjatë fëmijërisë ai ndihej dyfish i përjashtuar: nuk fliste shqip dhe identiteti i tij gjinor nuk pranohej nga ata që e rrethonin.
AUTOR: Arzije Asani & Céline Stettler
2019.06.11
TITULLI:ÇOHU – Feminismus, Gender-Aktivismus & LGBTQ im Kosovo (2/3)
PERSHKRIMI: Burri transgjinor Lendi avokon për të drejta të barabarta në Kosovë, duke ndihmuar në modernizimin e imazhit gjinor atje. Lendi Mustafa nuk ndihet kurrë më si në shtëpinë e tij sesa në Kosovë. Atij i pëlqen kaosi i vendit - diçka gjithmonë duhet të korrigjohet, thotë ai. Ai e gjen përmbushjen në luftën për modernizimin e imazhit gjinor patriarkal në vendin e tij. Por nuk ishte gjithmonë kështu. Gjatë fëmijërisë Lendi ka vuajtur nga të qenit djalë i bllokuar në trupin e një vajze. Ai me të vërtetë nuk përshtatej askund. Derisa ai gjeti rrugën e tij në aktivizmin LGBTQ në moshën 16-vjeçare.
AUTOR: Arzije Asani & Céline Stettler
2019.06.11
TITULLI:ÇOHU – Feminismus, Gender-Aktivismus & LGBTQ im Kosovo (3/3)
PERSHKRIMI: Në këtë ambient, Lendi iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë. Lendi ka ndryshuar gjininë nga grua në burrë në këtë ambient. Sjellja e burrave duhet gjithashtu të korrespondojë me pritjet e shoqërisë. Por për Lendin nuk është e vështirë të jesh burrë – për të ishte e vështirë të bëheshe. Ndryshimi i seksit solli shumë ndryshime fizike dhe psikologjike që ai nuk mund t'i priste në këtë masë.
AUTOR: Arzije Asani & Céline Stettler
2022 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
TITULLI:Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni
PERSHKRIMI: Shpalos histori intime të personave LGBTQ nga Kosova, duke kaluar nëpër kërkimin e tyre të pandërprerë për një vend të sigurt që u lejon atyre të jenë.
AUTOR: Regjia: Ilir Hasanaj
2021.07.03
TITULLI:Të (pa) heshturit
PERSHKRIMI: Në vendin ku jeta bëhet në dimensione të ndryshme çdo kush gjenë vetën dhe hapësirën për të jetuar atë që do. Mentaliteti kontravers dhe ai liberal jetojnë bashkë por duke bërë që shpesh të ketë ndeshtje të tyre e sidomos në fenomene, çështje apo temat që pavarësisht të ekzistencës së tyre të përjetshme, në rast se konsiderohen të papranueshme. Pavarësisht përballjes me çdo gjë që është e nëvojshme, komuniteti LGBTI+ e zgjeron diversitetin në shoqërinë kosovare, me rreth 2 milion, e me lloj-llojshmëri të bindjes për gjëra të caktuara. Marren, rezilen, të bërit hor, faqën e zezë dhe etiketime të ndryshme, këta përsona po arrijnë të asgjësojnë në shoqëri. Duke mos mohuar vetën, luftuar për çdo të drejtë që u dha së pari natyra e pastaj njeriu. Sipas të dhënave të organizatave që merren me persona LGBTI+, rreth 100.000 persona janë pjesë e këtij grupi shoqëror në Kosovë.
AUTOR: Kushtrim Hajzeri
2023 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
2023.10.09
TITULLI:Stigmatizimi, sfidë për komunitetin LGBTIQ+
PERSHKRIMI: Drejtuesit e Organizatave Joqeveritare të komuniteteve LGBTI+ shprehin shqetësimin për personat queer të cilet përballen me presion psikologjik nga rrethi dhe shoqeria në jetën e tyre të përditshme për shkak të orientimit seksual. Për këtë si temë qendrore është trajtuar shëndeti mendor.
AUTOR: Human rightivism
2024 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
TITULLI:Çmimi për Demokraci 2022 – Lend Mustafa
PERSHKRIMI: Çmimi për Demokraci hedh dritë mbi individë dhe iniciativa që kanë kontribuar në forcimin e demokracisë në Kosovë dhe rajon. Dokumentari "Çmimi për Demokraci 2022" përqendrohet te historia dhe aktivitetet e Lend Mustafa, fitues i këtij çmimi, i cili është njohur për angazhimin e tij të palodhur në mbështetje të vlerave të lirisë dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare. Përmes intervistave dhe pamjeve të ndryshme, dokumentari ofron një pasqyrë të rëndësishme të punës së Lend Mustafës dhe të përpjekjeve të tij për të ndihmuar shoqërinë kosovare të përparojë në respektimin e të drejtave të njeriut.
AUTOR: KCSF