Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Libraria

Koleksioni “Libraria” është një burim i domosdoshëm për studiuesit dhe të interesuarit në çështjet queer.

Ky koleksion lehtëson kërkimin studimor dhe akademik duke grumbulluar hulumtime, raporte dhe analiza të thelluara mbi çështjet LGBTI+ në Kosovë. Në këtë koleksion përdoruesit mund të gjejnë informacione të detajuara dhe të organizuara sipas viteve, që përfshijnë titujt e librave, autorët, botuesit, dhe abstraktet. Kjo strukturë e organizuar ndihmon në orientimin e shpejtë dhe efektiv të përdoruesve drejt materialeve që kërkojnë.

Për librat që nuk janë të qasshëm online apo që nuk janë pjesë e arkivit, kolona “abstrakti” ofron informacione se ku mund të blihen ose gjenden fizikisht këto burime. Me këtë qasje të gjerë dhe të thelluar, koleksioni “Libraria” ofron një pasqyrë të plotë dhe të hollësishme të sfidave dhe arritjeve të komuniteteve LGBTI+ në Kosovë.

2012 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Hulumtimi mbi qëndrimet e shoqërisë kosovare ndaj homoseksualitetit
AUTOR: Libertas, Gani Bobi - Qendra per Studime Humanistike,
BOTUES: Libertas, CRD - Civil Rights Defenders
ABSTRAKTI: Ky hulumtim i realizuar në fund të vitit 2012 përfshin 755 anketa dhe një fokus grup, shqyrton qëndrimet e qytetarëve të Kosovës ndaj komuniteteve LGBT. Mostra përfshin shqiptarë, serbë dhe minoritete të tjera. Anketimi u zhvillua në 28 komuna të Kosovës. Fillimisht, fokus grupi është menduar të përbëhet nga përfaqësues të komuniteteve LGBT, por pasi që disa nga ata/ato ishin cak në kohën kur ndodhi incidenti me rastin e promovimit të revistës Kosovo 2.0. Për sigurinë e tyre ky grup është zëvendësuar me grup të studentëve. Pyetjet e anketës përqendrohen në bindjet demokratike dhe konservatore të respondentëve, duke treguar një perceptim të fortë tradicional dhe patriarkal ndaj homoseksualitetit.
2013 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Pasqyrë mbi punën e institucionit të Avokatit të Popullit
AUTOR:
BOTUES: YIHR - Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
ABSTRAKTI: Qëllimi i këtij raporti është që të vë në pah punën e Institucionit tëAvokatit të Popullit duke marrë në konsiderim çështje të ndryshme përfshirë edhe procedurat e brendshme. Përveç kësaj, ky raport mëton të ofrojë një pasqyrë më të qartë për rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në gamën e palëve të interesuara, që mund të shfrytëzohen në atë mënyrë që do ta rriste efikasitetin dhe përgjigjen ndaj nevojave të qytetarëve. Për më tepër, parashihet që nëpërmjet një bashkëpunimi të tillë do të ketë edhe një ngritje të transparencës nga Institucioni i AvokatittëPopullitnëlidhjemerastetmetëcilatmerretinstitucioni.
TITULLI:Rastet e diskriminimit në Kosovë – a ekzistojnë?
AUTOR:
BOTUES: YIHR - Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
ABSTRAKTI: Qëllimi i këtij raporti është që të dokumentojë rastet e diskriminimit të cilat janë adresuar tek autoritetet e caktuara apo ato që nuk janë adresuar, në mënyrë që të ngrisë ndërgjegjësimin lidhur me rastet e diskriminimit në Kosovë. Përveç kësaj, gjetjet do të përdoren me qëllim të fuqizimit të gjithë akterëve që janë duke punuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të identifikuar dhe trajruar në mënyrë efektive rastet e diskriminimit, qoftë brenda një institucioni ose të sektorit të OJQ-ve.
TITULLI:Liria dhe mbrojtja për Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët dhe Transgjinorët në Kosovë
AUTOR:
BOTUES: YIHR - Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
ABSTRAKTI: Ky hulumtim tregon se personat LGBT përballen me nivele të larta të abuzimit verbal, në përgjithësi jetojnë në frikë dhe gjendja e tyre është lënë pas dore nga mediat. Mbi 40 për qind të mostrës së përgjithshme të të anketuarve nga komuniteti LGBT tha se ata ishin abuzuar verbalisht në publik, dhe rreth 10 për qind ishin rrahur ose kërcënuar. Ndër të gjithë të anketuarit, pavarësisht nëse ata janë haptazi homoseksual apo jo, 50 për qind thonë se ata kanë frikë, për shkak të homofobisë së përhapur dhe rasteve të abuzimit. Pavarësisht këtyre kushteve, të anketuarit në mostrën tonë mendojnë se çështjes së tyre nuk i është dhënë vëmendje nga media.
2014 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:In the name of freedom of expression
AUTOR:
BOTUES: YIHR - Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
ABSTRAKTI: In addition to data found through the monitoring, existing reports, media archives, laws, codes of ethics and other materials are used to enrich the report and to bring a more realistic picture about hate speech in online media. In addition, during the research, in the absence of online information, a number of institutions were contacted. Finally, as this report will mention most online media owners, editors or other responsible persons were contacted to obtain their position about the monitoring findings of YIHR KS.
BURIMI:
2015 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Analizë: Të Drejtat e Njeriut në Kosovë në vitin 2015
AUTOR: YIHR - Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
BOTUES: YIHR - Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
ABSTRAKTI: Ky hulumtim fokusohet në të drejtat e njeriut në Kosovë, te sfidat që kanë dalë pas vitit 2015, pas përfundimit të një periudhe të trazuar politike dhe bllokadave të shumta. Studimi eksploron ndikimin e këtij tranzicioni te qytetarët, sidomos sa i përket emigrimit masiv dhe kërkesave për azil drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Për më tepër, shqyrton ndryshimet ligjore të cilat prekin drejtpërdrejtë qytetarët, përfshirë mbrojtjen e të dhënave personale, ligjin për barazi gjinore dhe atë të mbrojtjes së fëmijëve, ndërkohë që vë në pah sfidat e implementimit të këtyre reformave.
TITULLI:Buxhetimi drejt Mirëqenies Sociale; Analizë gjinore+ për informimin e buxhetimit të përgjithshëm gjinor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale në Kosovë 2016-2018
AUTOR:
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Ky raport analizon përgjegjshmërinë gjinore të dy kategorive ekonomike në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS): pagat dhe mëditjet, si dhe subvencionet dhe transferet. Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (BPGj) mundëson planifikim dhe ekzekutim të buxhetit në mënyrë më efektive, efikase, transparente dhe të barabartë.
TITULLI:Mjaft më me arsyetime; Analizë e qëndrimeve, incidencës dhe reagimeve ndaj dhunës në familje në Kosovë
AUTOR:
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Ky raport së pari shqyrton ligjin e aplikueshëm dhe kornizën e politikave në lidhje me dhunën në familje, duke përfshirë dispozitat penale dhe civile, duke identifikuar mangësitë dhe duke paraqitur rekomandime për adresimin e tyre. Pjesa e dytë shqyrton perceptimet e kosovarëve rreth dhunës në familje dhe rreth shkaqeve të saj, të cilat janë nxjerrë kryesisht nga të dhënat e studimit. Krahasimet janë bërë, aty ku kërkohet, me studimin e vitit 2008, duke identifikuar ndryshimet. Pjesa e tretë merret me përhapjen e parashikuar të dhunës në familje, duke u mbështetur kryesisht në të dhënat e studimit.
2016 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Raporti vjetor 2016: Reflektim mbi të drejtat e njeriut
AUTOR:
BOTUES: CSGD - Center for Social Group Development & CEL - Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI: Me qëllim të mbushjes së këtij mozaiku mjaft kompleks të situatës së të drejtave LGBT, ky raport ofron një analizë gjithëpërfshirëse të vitit 2016. Raporti nis me një pasqyrë të strukturës ligjore dhe institucionale relevante të të drejtave LGBTI në Kosovë, përcillet me një përmbledhje të veprimeve të ndërmarra nga organizatat e shoqërisë civile, dhe përfundon me një përshkrim të shkurtër të rasteve që ndodhën gjatë këti viti të raportuar.
TITULLI:Rast studimi: Trajtimi i rasteve LGBTI nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
AUTOR: Hulumtues: Kushtrim Palushi
BOTUES: CSGD - Center for Social Group Development
ABSTRAKTI: Ky raport shqyrton një rast aktual gjyqësor në të cilin dy persona të komunitetit LGBTI në Kosovë kanë qenë viktima të një sulmi verbal dhe fizik i motivuar për shkak të orientimit të tyre seksual. Viktimave u është ofruar ndihmë juridike nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe janë përfaqësuar nga një avokat gjatë procedurës penale. Ky raport është i bazuar në dosjet e rastit, në veçanti aktgjykimin e rastit. Përveç kësaj, raporti shqyrton kornizën ligjore e cila u ofron mbrojtje personave që i përkasin komunitetit LGBTI në Kosovë, në veçanti ligjet e procedurës penale dhe kriminale.
TITULLI:Studimi i mbikqyrjes së integruar të sjelljeve dhe biologjike për HIV
AUTOR:
BOTUES: ILGA
ABSTRAKTI: Public acceptance of the rights of LGBTI people remained low in Kosovo. Even among parents of LGBTI people, a sizable proportion told an opinion poll that they would try to ‘cure’ their child if they were lesbian or gay. The increased work of national LGBTI NGOs led to greater exposure for some LGBTI activists, which resulted in online attacks. A human rights activist was added to an international protection programme for human rights defenders and the European Commission criticised the authorities’ investigation of hate crime and the lack of progress made by the LGBTI Advisory and Coordination Group. On an altogether more positive note, the legal framework was improved with the approval of new laws on anti-discrimination and gender equality. A government ministry also supported public IDAHOT events for the first time.
TITULLI:Ngacmimi seksual në Kosovë
AUTOR:
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Në këtë raport, RrGGK-ja merr një qasje holistike, me qëllim që të hetojë ngacmimin seksual. Gjatë marrjes me përkufizimet ligjore të ngacmimit, në pajtim me ligjet e Kosovës, ngacmimi seksual mund të kuptohet në terma më të përgjithshëm edhe si formë e dhunës seksuale. Më tej, format e ndryshme të dhunës seksuale mund të ndërlidhen me njëra-tjetrën. Për shembull, ngacmimi seksual mund të jetë pjesë dhe/ose mund të çojë në forma të tjera të dhunës seksuale, siç janë sulmi seksual apo përdhunimi.
TITULLI:Plani i punës për Grupin Këshilldhënës dhe Koordinues për të Drejtat e Komunitetit LGBTI(Nëntor 2016 – Nëntor 2018)
AUTOR:
BOTUES: CSGD & Zyra për qeverisje të mire pranë Zyrës së Kryeministrit
ABSTRAKTI: Plani dy vjeçar Nëntor 2016 – Nëntor 2018 synon që të vazhdoj më tutje në monitorimin e zbatimit të Ligjit të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me përqëndrim në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të cilat janë të përfaqësuara në GKK për të zbatuar dispozitat e këtij ligji, sidomos në relacion me mbrotjen nga diskriminimi të komunitetit LGBTI në Kosovë.
TITULLI:Experiences of the LGBT Community: A Survey of the LGBT Community in Kosovo
AUTOR: Liridon Veliu, Vlora Krasniqi, Myrvete Bajrami
BOTUES: QESh - Qendra për Emancipim Shoqëror
ABSTRAKTI: The study provides important insights into the violence, discrimination, and harassment experiences of lesbian, gay, bisexual, and transgender community (LGBT) in Kosovo. It is very important to take into consideration that this report might also serve as a tool for other LGBT organizations, civil society organizations in general, and the government of Kosovo on how to best address LGBT issues.
TITULLI:Mbrojtja sociale dhe qasja në kujdesin shëndësor për personat transgjinorë në Kosovë
AUTOR: Hulumtues: Natyra Avdiu
BOTUES: ERAC - Koalicioni i të drejtave të barabarta për të gjithë
ABSTRAKTI: Gjatë viteve të fundit janë shpërfaqur vështirësitë e komunitetit LGBTI dhe problemet me të cilat përballen pjesëtarët e këtij komuniteti janë duke u diskutuar më hapur. Personat transgjinorë janë vetëm një pjesë e këtij komuniteti dhe për shkak të mungesës së njohurive ata mbesin individë që keqkuptohen nga të tjerët dhe ka të ngjarë të përballen me diskriminim në sfera të ndryshme të jetës.
2017 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Rishikim: Komuniteti LGBTIdhe të drejtat e tyre në KosovëRaporti vjetor 2017
AUTOR:
BOTUES: CSGD - Center for Social Group Development
ABSTRAKTI: Ky raport do të hedh dritë mbi të gjitha aspektet e realitetit të të drejtave të komunitetit LGBTI. Ai ofron një përmbledhje gjithëpërfshirëse të (mos) veprimeve të palëve përkatëse në drejtim të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave LGBTI gjatë vitit 2017.
2018 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Personat LGBTI dhe të drejtat e tyre në Kosovë: Raporti vjetor 2018
AUTOR:
BOTUES: CSGD - Center for Social Group Development & CEL - Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI: Ky raport do ilustrojë realitetin e personave LGBTI në të gjitha aspektet e të drejtave të tyre. Raporti paraqet një përmbledhje të qartë të veprimeve të ndërmarra nga aktorët përkatës në sigurimin e mbrojtjes dhe zbatimit të ligjeve në vend, po ashtu avancimin e ligjeve përkatëse që sigurojnë të drejta të barabarta të personave LGBTI me shoqërinë e përgjithshme.
TITULLI:Analiza Gjinore e Kosovës
AUTOR: Nicole Farnsworth, Donjeta Morina, David JJ Ryan, Gresa Rrahmani, Vanessa Robinson-Conlon dhe Iliriana Banjska
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Kjo analizë gjinore është zbërthyer sipas sektorëve, ku përfshihen: sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; qeverisja dhe demokracia; kapitali njerëzor: arsimi dhe punësimi; konkurrueshmëria dhe novacioni; bujqësia; energjia; mjedisi; transporti; dhe shëndetësia. Disa pjesë janë zbërthyer më tej në nënpjesë. Secila pjesë përfshin një vlerësim të shpejtë të ligjeve dhe të politikave ekzistuese që kanë të bëjnë me sektorin e dhënë, nga pikëpamja gjinore, pasuar nga gjetjet lidhur me situatën aktuale të grave dhe burrave në atë sektor.
TITULLI:Nga Fjalët në Vepra? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë
AUTOR: Adelina Berisha, Nicole Farnsworth dhe Dardan Hoti
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: [...] në çdo pjesë të këtij raporti shqyrtohen rezultatet e punës (performanca) së institucioneve të veçanta, që janë përgjegjëse për adresimin e dhunës me bazë gjinore dhe për ndihmesën ndaj personave që kanë pësuar këtë lloj dhune. Në hyrje të secilës pjesë jepet një përshkrim i shkurtër i përgjegjësive ligjore të institucionit për të cilin flitet. Më pas, jepen të dhëna lidhur me shkallën në të cilën institucionet për të cilat flitet kanë zbatuar përgjegjësitë e tyre, duke pasqyruar gjithashtu edhe ndryshimet që kanë ndodhur që prej vitit 2015. Në fund të çdo pjese, RrGK-ja paraqet vëzhgimet lidhur me rezultatet e punës së institucionit në fjalë. Në pjesën e fundit të këtij raporti paraqiten rekomandime për secilin institucion me qëllim të përmirësimit të zbatimit të përgjegjësive të tyre ligjore.
TITULLI:Avancimi i të drejtave LGBTI duke ndërtuar kapacitetet e nëpunësve publik
AUTOR:
BOTUES: ERAC - Koalicioni i të drejtave të barabarta për të gjithë
ABSTRAKTI: Mbrojtja e avancuar ligjore e të drejtave të njeriut shpesh nuk kthehet në praktikë. Ky vlen veçanërisht në rastet për komunitetet në nevojëtë cilët, përveç që kanë të bëjnë me këtë mungesë sundimi të ligjit, përballen me refuzim shoqëror. Duke buruar nga vlerat tradicionale të shoqërisë, stigma e lidhur me komunitetin LGBTI është parë në refuzimin e të drejtave, diskriminim dhe dhunë. Kjo është e dukshme edhe në mesin e nëpunësve civil, pavarësisht nga ndeshja me detyrimet e tyre profesionale.
2019 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë
AUTOR: Iliriana Banjska, David JJ Ryan, Nicole Farnsworth, Lirika Demiri, Liridona Sijarina dhe Adelina Tërshani
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Ky hulumtim ka pasur për synim të ofrojë informata lidhur me mangësitë në kuadrin përkatës ligjor; prevalencën dhe natyrën e diskriminimit me bazë gjinore në lidhje me punësimin; shkallën në të cilën njerëzit kanë parashtruar ankesa për rastet e këtij diskriminimi; dhe mënyrën se si i kanë trajtuar institucionet këto raste.
2020 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2019
AUTOR:
BOTUES:
ABSTRAKTI: Ky raport ofron një pasqyrë të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë në vitin 2019, përfshirë problemet dhe sfidat kryesore për realizimin e të drejtave të njeriut si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Raporti është përgatitur bashkërisht nga OSHC-të që punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë me qëllim plotësimin e boshllëkut ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel lokal dhe ndërkombëtar, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit midis OSHC-ve. Synohet që raporte të ngjashme të përgatiten në të ardhmen në bazë vjetore për të siguruar raportimin e përbashkët dhe sistematik të OSHC-ve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë.
TITULLI:Ku janë paratë për të drejtat e grave? Trendet e financimit në Ballkanin Perëndimor
AUTOR: Nicole Farnsworth, Nerina Guri, Donjeta Morina dhe Taya Kohnen për Rrjetin e Grave të Kosovës
BOTUES: Fondacioni Kvinna till Kvinna
ABSTRAKTI: Autorët kanë huazuar titullin e këtij raporti nga AWID, duke bërë pyetjen e përgjithshme të hulumtimit: “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”. Raporti së pari diskuton se si kontekstet politike dhe sociale ndikojnë në OSHCG-të. Pastaj, ai shqyrton financuesit e ndryshëm të angazhuar në mbështetjen e barazisë gjinore dhe OSHCG-ve në BP. Kapitulli në vijim paraqet trendet e financimit, duke përfshirë shumat, fushat tematike, grupet e synuara, strategjitë, afatet kohore dhe qasjet. Në fund, raporti diskuton arsyen për mbështetjen e OSHCG-ve, duke përfshirë pikëpamjet e financuesve për rëndësinë, efikasitetin, efektivitetin, ndikimin dhe qëndrueshmërinë e tyre, sipas kritereve të Komitetit të OECD për Zhvillimin e Ndihmës (DAC). Raporti përmbyllet me rekomandime për OSHCG-të, financuesit dhe koordinimë përmirësuar.
2021 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Perceptimet e Qytetarëve mbi Barazinë Gjinore dhe Dhunën me Bazë Gjinore 2021
AUTOR: Nora Jusufi - IDRA Research and Consulting – Kosova
BOTUES: QKSGJ - Qendra Kosovare për Studime Gjinore
ABSTRAKTI: Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), e mbështetur nga UN Women kanë porositur IDRA Research and Consulting - Kosova të kryejë një anketë e cili vlerëson njohuritë, opinionet, perceptimet, qëndrimet dhe besimet e qytetarëve kosovarë në lidhje me barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave dhe vajzave (BGJ & DHNGV).
TITULLI:Mbrojtja nga diskriminimi në Kosovë
AUTOR: QKSGJ - Qendra Kosovare për Studime Gjinore
BOTUES:
ABSTRAKTI: Përmbledhje të të gjitha ndryshimeve dhe amendamenteve të ndryshme që janë bërë viteve të fundit.
TITULLI:Analizë e (projekt) ligjit të punës përmes pikëpamjes feministe në Kosovë
AUTOR: QKSGJ - Qendra Kosovare për Studime Gjinore
BOTUES: QKSGJ - Qendra Kosovare për Studime Gjinore
ABSTRAKTI: Modelet nga intervistat me gratë e ndryshme, punëdhënësit në sektorin privat dhe publik, organizatat e shoqërisë civile (të grave) dhe institucionet tregojnë se ekziston një lidhje midis shkeljeve të dispozitave të tanishme të pushimit të lehonisë dhe gjendjes së pabarazisë gjinore në tregun e punës. Ndër gjetjet kryesore përfshijnë edhe shkelje si diskriminimi në punësim të komuniteteve etnike jo-shumicë dhe ndërprerja e punësimit të komuniteteve LGBTQIA+ kur zbulohet orientimi i tyre seksual ose identiteti i tyre gjinor.
TITULLI:Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2020
AUTOR:
BOTUES:
ABSTRAKTI: Ky raport ofron një pasqyrë të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë në vitin 2020, përfshirë problemet dhe sfidat kryesore për realizimin e të drejtave të njeriut si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndikimin e pandemisë COVID-19 në të drejtat e njeriut. Raporti është përgatitur bashkërisht nga OSHC-të që punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë me qëllim të plotësimit të boshllëkut ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel lokal dhe ndërkombëtar, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit midis tyre. Ky është raporti i dytë i kësaj natyre, që vjen pas raportit të parë të tillë për periudhën e vitit 2019.
TITULLI:Raport mbi testimin e situatës së diskriminimit ndaj lezbikeve, gejve, dhe grave rome në fushën e qasjes në mallra dhe shërbime dhe qasjes në strehim në Kosovë
AUTOR: Marija Savic
BOTUES: CSGD - Center for Social Group Development & QKSGJ
ABSTRAKTI: Përderisa ekziston një njohuri e zakonshme mbi diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe përkatësinë etnike, dëshmitë e mbledhura gjatë testimit të situatës të kryer në Prishtinë treguan se cili nga këto grupe jo-shumicë janë më të ekspozuar ndaj diskriminimit dhe me çfarë lloj problemesh po ballafaqohen anëtarët e secilit prej këtyre grupeve në jetën e tyre të përditshme.
TITULLI:Vlerësimi i situatës së shtetit të së drejtës në Kosovë
AUTOR: Rreze Hoxha Zhuja, LLM
BOTUES: CRD - Civil Rights Defenders
ABSTRAKTI: The report was prepared for Civil Right Defenders as part of the South East European Legal Days 2.0 (SEELD 2.0) project. It was carried out by local experts from the region who analysed the institutional setting, legal framework, processes and policies in the respective countries. The focus was on the assessment of four major aspects of the Rule of Law, namely the Judiciary, Corruption, Media and Freedom of Expression and Human Rights Protection.
TITULLI:What is Behind and Beyond the Average: Effectiveness of NHRIs in the Western Balkans
AUTOR: Malinka Ristevska & Jordanova Biljana Kotevska
BOTUES: CRD - Civil Rights Defenders
ABSTRAKTI: The report reaches key conclusions regarding the work of NHRIs in the region. Namely, that they suffer from insufficiency of financial and human resources, which can also indicate the lack of political will to increase their effectiveness. Likewise, recognition from parliament and other state institutions is low, as is structured cooperation with other NHRIs and NGO’s. Also, little attention is paid to the legitimacy of the NHRIs, with public opinions on the independence of the ombudspersons not reaching 50% in any of the countries.
TITULLI:Human Rights Stories: Challenges and Accomplishments in the Western Balkans
AUTOR: Marijana Camovic, Albi Çela, Roni Idrizaj, Vladica Ilic, Jovana Jovanovska Kanurkova, Diana Malaj, Antonio Mihajlov, Blert Morina, Dea Nini, Andrej Nosov, Kristina Ozimec, Lidija Pisker, Mila Radulovic, Leila Seper, Marigona Shabiu, Vanja Stokic, Jelena Vasic
BOTUES: CRD - Civil Rights Defenders
ABSTRAKTI: The collection includes 17 stories, written by human rights experts from the region, sharing their experiences with younger activists entering the civil sector. The topics of the stories range from the effects of the pandemic on human rights activism, to the growing challenges faced by minority groups, independent journalists and women’s rights defenders. This production was part of our “Empowering Youth, Promoting Cooperation Over Conflict” project, realised with the support of SIDA and the German MFA.
TITULLI:Nga Ligjet në Vepra; Monitorimi i përgjigjes institucionale ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë
AUTOR: Endrita Banjska, Besarta Breznica, David JJ Ryan dhe Nicole Farnsworth
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Kapitulli i parë analizon kornizën aktuale ligjore të Kosovës në lidhje me KS, drejt identifkimit të rishikimeve të mbetura të kërkuara për të adresuar në mënyrë adekuate dhunën me bazë gjinore në ligj si pjesë e rishikimit dhe ndryshimit të vazhdueshëm të kornizës ligjore të Kosovës. Kapitulli i dytë shqyrton përgjigjen institucionale për adresimin e dhunës me bazë gjinore, me pjesë që përqendrohen në secilin institucion përgjegjës, si dhe koordinimin ndërinstitucional. Kapitulli i fundit përfshin rekomandime që synojnë secilin institucion përkatës. Shtojcat përfshijnë një listë të të anketuarve në intervistë (1); statistikat mbi përhapjen e formave të ndryshme të dhunës me bazë gjinore të marra nga institucionet (2); dhe një përmbledhje të vlerësimit të pavarur të RrGK-së për zbatimin e SKMDHF-së (3).
TITULLI:Një ulëse në tryezë; Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese
AUTOR: Majlinda Behrami, José Carpintero Molina dhe Nicole Farnsworth
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Ky hulumtim ka pasur për synim të dokumentojë perspektivat dhe përvojat e ndryshme të aktivisteve, politikaneve, organizatave të shoqërisë civile dhe të grave të ndryshme, veçanërisht të vajzave. I realizuar në vitin 2020, ky hulumtim ka ndërthurur metoda të përziera, duke përfshirë hulumtimin dokumentar, një anketë përmes interneti, intervista, vëzhgimin e pjesëmarrësve dhe grupe të fokusit. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 483 persona të ndryshëm, duke përfshirë 266 gra dhe vajza dhe pesë burra.
TITULLI:Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2020
AUTOR:
BOTUES:
ABSTRAKTI: Ky raport ofron një pasqyrë të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë në vitin 2020, përfshirë problemet dhe sfidat kryesore për realizimin e të drejtave të njeriut si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndikimin e pandemisë COVID-19 në të drejtat e njeriut. Raporti është përgatitur bashkërisht nga OSHC-të që punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë me qëllim të plotësimit të boshllëkut ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel lokal dhe ndërkombëtar, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit midis tyre. Ky është raporti i dytë i kësaj natyre, që vjen pas raportit të parë të tillë për periudhën e vitit 2019.
2022 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Lëvizja LGBT
AUTOR:
BOTUES: CEL - Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI: Libri nis nga shpjegimi i terminologjisë, kalon në zhvillimet kryesore botërore të kësaj lëvizjeje, për t’u ndalur në përshkrimin e situatës në Kosovë dhe duke vijuar me vendet e tjera të rajonit. Zhvillimet lokale të kësaj lëvizjeje përbëjnë edhe thelbin e këtij libri, pasi synimi ynë është t’i drejtohemi publikut shqiptar. Duke synuar të jetë gjithëpërfshirës, libri do të jetë një formë ekspozeje që nis me historinë e komunitetit LGBTI në botë dhe ndalet në pasqyrimin e gjendjes dhe kualitetit të jetesës së personave të komunitetit LGBTI në Kosovë.
TITULLI:Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2021
AUTOR:
BOTUES:
ABSTRAKTI: Ky dokument përbën raportin e tretë vjetor të OSHC-ve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2021. Raporti është realizuar bashkërisht nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) që punojnë në një numër të gjerë fushash që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Qëllimi i këtij raporti është të shërbejë si mjet i pavarur për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, duke e plotësuar kështu boshllëkun ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe për ta shtuar bashkëpunimin dhe koordinimin mes OSHC-ve.
TITULLI:Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë (Botimi i dytë)
AUTOR: Iliriana Banjska, David JJ Ryan, Endrita Banjska, Nicole Farnsworth, Lirika Demiri, Liridona Sijarina, Adelina Tërshani, Rita Berisha dhe Besarta Breznica
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Ky hulumtim ka pasur për synim të ofrojë informata lidhur me mangësitë në kuadrin përkatës ligjor; prevalencën dhe natyrën e diskriminimit me bazë gjinore në lidhje me punësimin; shkallën në të cilën njerëzit kanë parashtruar ankesa; dhe mënyrën se si i kanë trajtuar institucionet këto raste. Hulumtimi kishte për synim të nxirrte të dhëna lidhur me veprimet e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) ndër të tjera dhe me organizatat partnere,. I realizuar në vitin 2018 dhe i përsëritur në 2021, hulumtimi ka përdorur metoda të përziera: shqyrtimin dokumentar, anketa në internet dhe intervista.
2023 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2022
AUTOR:
BOTUES:
ABSTRAKTI: Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ofron një pasqyrë të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2022, duke përfshirë problemet kryesore, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sfidat në përmbushjen e të drejtave të njeriut. Raporti është hartuar bashkarisht nga organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) të cilat punojnë në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Qëllimi i këtij raporti është të shërbejë si një mjet i pavarur për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, duke e plotësuar kështu boshllëkun ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe për ta përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet OShC-ve.
TITULLI:Kujdesi shëndetësor për personat trans në Kosovë; Sfidat dhe perspektivat ligjore
AUTOR: Kristian Rrasaj
BOTUES: CEL - Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI: Ky hulumtim synon të ofrojë një analizë gjithëpërfshirëse të sfidave me të cilat përballen individët transgjinorë në qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor në Kosovë, ai gjithashtu eksploron sfidat ekzistuese dhe perspektivat ligjore rreth kujdesit trans-shëndetësor në Kosovë, duke synuar të ofrojë një analizë gjithëpërfshirëse të çështjeve në fjalë dhe potencialit. shtigjet për përmirësim dhe për të bërë një analizë krahasuese të kornizës ligjore dhe praktikave të kujdesit shëndetësor trans në Kosovë me ato të vendeve apo rajoneve të tjera me sisteme më të zhvilluara.
TITULLI:Trans në Kosovë: Një histori e pa kryer
AUTOR: Lura Limani
BOTUES: Dylberizm & Lirindja
ABSTRAKTI: *** Ky botim është në shitje në Bubble Pub, Project Space (17), dhe Libraria Dukagjini.*** Ky hulumtim është përpjekje për të korigjuar një padrejtësi epistemike të mos-njohjes, duke parashtruar një ndërhyrje në historiografinë e personave LGBTIQ+ në Kosovë dhe përgjithësisht në rajon e më tej. Botimi gjurmon raportimin më të hershëm mediatic për tranzicionin e një personi trangjinor Kosovar. Misin Krasnic, në vitin 1978 dhe analizon rishfaqjen e narrativave transgjinore në mediat kosovare me daljen e hapur publike të aktivistëve Lend Mustafa dhe Blert Morina në vitet 2016 dhe 2017 si pjesëtarë të komunitetit dhe mënyrën se si kjo gjë ka ndikuar në metodat dhe fokusin e avokimit për komunitetit LGBTIQ+.
2024 Chevron Icon
TITULLI
AUTOR
BOTUES
ABSTRAKTI
BURIMI
TITULLI:Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2023
AUTOR:
BOTUES:
ABSTRAKTI: Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ofron një pasqyrë të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023, duke përfshirë problemet kryesore, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sfidat në përmbushjen e të drejtave të njeriut. Raporti është hartuar bashkërisht nga organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) të cilat punojnë në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Qëllimi i këtij raporti është të shërbejë si një mjet i pavarur për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, duke e plotësuar kështu hendekun ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe për ta përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet OShC-ve
TITULLI:Trajtimi nga gjykata i sulmit të përgatitur terrorist kundër komuniteteve LGBTI+ në Kosovë
AUTOR: Kristian Rrasaj
BOTUES: CEL - Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI: Ky raport shqyrton një rast gjyqësor aktual në të cilin një person kishte planifikuar një sulm terrorist kundër komuniteteve LGBTI+ në Kosovë, gjatë paradës, e cila është pjesë e Javës së Krenarisë. Ky raport bazohet në procedurën e rastit, në veçanti në Aktgjykimin e rastit. Përveç kësaj, raporti shqyrton kornizën ligjore e cila parasheh mbrojtjen e personave që i përkasin komuniteteve LGBTI+ në Kosovë, në veçanti Kodin Penal dhe Kodin e procedurës penale.
TITULLI:Barazia gjinore dhe TI; Analiza gjinore e digjitalizimit në Kosovë
AUTOR: Valmira Rashiti, Nicole Farnsworth, Aurora Maxharraj dhe Majlinda Behrami
BOTUES: KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI: Kapitulli i parë vlerëson digjitalizimin nga perspektiva gjinore, duke përfshirë vëmendjen ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë dhe administratës publike. Çdo kapitull që vijon fokusohet në një sektor të ndryshëm, duke përfshirë sundimin e ligjit; shërbimet sociale; arsimin; punësimin; biznest dhe tregtitë; bujqësin; ndryshimet klimatike; shëndetin; dhe mediat dhe komunikimet.