Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ të Kosovës

Çaste nga eventi lansues i Arkivit të Lëvizjes LGBTI+ të Kosovës. Të premten e kaluar, më 1 dhjetor, në hapësirat e @barabar_centre , lansuam zyrtarisht Arkivin e Lëvizjes LGBTI+, me ç’rast u paraqit procesi i krijimit dhe u dhanë udhëzime për navigim në platformë. Në një fjalë rasti, patëm nderin e pranisë së Z. Hajrullah Çeku, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe trashegimisë kulturore queer. Përditësimi i arkivës është në fazën fillestare, me planifikim për t’u anzhurnuar dhe pasuruar përgjatë vitit të ardhshëm. Ju inkurajojmë të ndani materiale apo informacione që mund të kontribuojnë në pasurimin e kësaj arkive. Ky aktivitet mbështetet nga @ministriaekultures.rks