Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Hapja e ekspozitës “Bazë”

“Bazë” është një projekt nga aktivisti i ri Drilon Gashi. Projekti filloi me aktivitetin si një punëtori dy-ditore me pjesëmarrës të të rinjve nga qyteti i Lipjanit, ku ata mundën të mësojnë dhe diskutojnë së bashku për stereotipet gjinore. Pas shkëmbimit të ideve dhe marrjes së informacionit bazë mbi përdorimin e programeve Adobe Illustrator dhe CorelDRAW, ata i kthyen tregimet e tyre në ilustrime vizuale që përfaqësonin përvojat e tyre personale në lidhje me stereotipet gjinore. Ilustrimet u shfaqën në një formë ekspozite në një hapësirë publike në qytetin e Lipjanit.

Kjo ekspozitë u realizua në kuadër të mini-granteve të dhëna nga projekti Youth Artivists for Change, përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, menaxhuar nga Stichting art. 1 dhe implementuar nga CEL Kosova.