Ju ftojmë të na bashkoheni në diskutimin “Kontributi i Grave Queer në Kauzën Feministe”, të enjten, më 13 Mars
nga ora 17:00
në Bubble Pub.
Në këtë diskutim do të sjellim në qendër të vëmendjes rolin dhe kontributin e grave queer në kauzën feministe, duke diskutuar me panelistet:
Rajmonda Sylbije – Aktiviste | CSGD,
Arlinda Morina (Liki) – Regjisore,
Dafina Halili – Gazetare | Kosovo 2.0.
Paneli i diskutimit do të moderohet nga Aulonë Kadriu – Redaktore | Kosovo 2.0
Ky event organizohet nga Indefinite Institute në partneritet me CEL Kosova, në kuadër të projektit Women’s History Month, pjesë e fushatës ndërkombëtare #AccelerateAction – International Women’s Day 2025.
Diskutimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe do të ketë përkthim në gjuhën angleze.
Bashkohuni të diskutojmë dhe të njohim nga afër angazhimin dhe kontributin e grave queer në kauzën feministe në Kosovë.
