Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Eventi “Let’s Pride”

Eventi Let’s Pride mblodhi personat LGBTQI+, aleatët dhe palët e ndryshme të interesit së bashku në një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm për të festuar diversitetin e personave LGBTQI+. Fjalët hyrëse u mbajtën nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Fatmire Kollçaku dhe Performuesja Drag Adelina Rose. Qëllimi ishte të mblidheshim për të frymëzuar njëri-tjetrin dhe për t’u rrjetëzuar për marrëveshjet e mundshme në të ardhmen, dhe për të nisur Javën e Krenarisë së bashku, të bashkuar dhe me shpresë.