Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Hapja Zyrtare e Javës së Krenarisë 2022

Java e Krenarisë është hapur zyrtarisht më 06.06.2022 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit.

Në mbështetje të Javës së Krenarisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dha një fjalë rasti, duke treguar solidaritet dhe përkrahje për personat LGBTQI+ në Kosovë. Fjalimi i Presidentit u pasua nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.