Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Hapja e muralit “Escape From Isolation”

“Escape from Isolation” është një projekt i organizuar nga aktivistja Doruntina Maliqi. Projekti është realizuar përmes një murali të madh në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në qytetin e Kamenicës. Zogu i pikturuar simbolizon lirinë për grupet e margjinalizuar të njerëzve, përfshirë gratë dhe personat LGBT.

Ky mural u organizua në kuadër të mini-granteve nga projekti Youth Artivists for Change, përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, menaxhuar nga Stichting art.1 dhe implementuar nga CEL Kosova.