Qëllimi i këtij manuali është të informojë profesionistët e shëndetit mendor për çështje të rëndësishme klinike gjatë punës me persona transgjinorë. Ky manual nuk është një përmbledhje udhëzimesh ose standardesh dhe nuk zëvendëson në asnjë mënyrë protokollet e trajtimit. Manuali synon të plotësojë vetëm udhëzimet e trajtimit për individët Transgjinorë. Manuali është përqendruar vetëm në popullsinë Transgjinore dhe përfshinë një sërë përkufizimësh që përdoren në gjuhën e profesionistëve të shëndetit kur diskutojnë mbi çështjet më të zakonshme dhe sfidat me të cilat përballen personat Transgjinorë gjatë terapisë, terminologji kjo që mund të jetë e panjohur për lexuesin.