Dita e tretë e Javës së ëe Drejtave të Njeriut – Volumi 10, u mbyll duke kërcyer kundër urrejtjes!
Neja jonë me temën e viteve 2000 ishte plot shkëlqim dhe argëtim që na sollen mbretereshat tona madhështore: Agatha Bones, Adelina Rose, Queen Maggy dhe Ostroga.
Nata vazhdoi me DJ-të e mirënjohur – Adrian Berisha dhe Agon Latifi, muzika e të cilëve na elektrizoi! Ne kërcyem deri në orët e hershme të mengjesit dhe u rimbushëm energji për të vazhduar luftën tonë për të drejtat e njeriut!