
Queer TV
Ndarja e storjeve personale dhe intime brenda familjes në storje televizive është bërë një normalitet në industrinë e televizionit, reprezentojnë ende një koncept konservator të familjes, me role të përcaktuara brenda familjes e të ndara në bazë të seksit e gjinisë. Gjatë verës, këto storje televizive shtohen në numër të madh për shkak të një […]

Shkolla Vjetore e Studimeve Krahasuese në Gjini dhe Seksualitet 2022
Përfundoi me sukses Shkolla Vjetore e Studimeve Krahasuese mbi Gjininë dhe Seksualitetin. Edhe këtë vit, qysh prej vitit 2015, CEL Kosova në bashkëpunim me Programin për Studime Gjinore dhe Hulumtim në kuadër të Universitetit të Prishtinës, organizuan Shkollën Vjetore mbi Gjininë dhe Seksualitetin. Për gjashtë ditë me rrallë, pjësëmarrësit e kësaj shkolle patën mundësinë të […]

Diskutim: Trans gratë janë gra
Diskutimi “Trans gratë janë gra” kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes, promovimin e përpjekjeve avokuese dhe shkëmbimin e njohurive mbi situatën e trans grave në Kosovë. Paneliste diskutimit ishin Barbie, Viki dhe Qerkica, të treja aktiviste trans gra dhe Agon Rexhepi, aktivist në cilësinë e moderatorit.

Pasdite poetike “Edhe me rimë, edhe pa rimë”
Në pasditen poetike u interpretuan poezi queer shqip dhe më pas një mikrofon i hapur për të gjithë ata që dëshironin t’i ndanin poezitë e tyre. Poetët që ndanë poezitë e tyre queer ishin Arbër Selmani, Agon Rexhepi dhe Agnesa Qerimi.

Diskutim: Shëndeti mendor i personave LGBTQI+
Diskutimi trajtoi shëndetin mendor të personave LGBTQI+ dhe problemet më të zakonshme që ata/ato hasin. Gjithashtu diskutoi mënyrat e vetëkujdesit për komunitetin brenda familjeve toksike, që ishte një diskutim i hapur me pjesëmarrësit. Folës në këtë diskutim ishin Lirie Lokaj, Psikologe, Nol Musa nga Support Groups Kosova dhe Bind Skeja, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për […]

Ekspozitë dhe bisedë me artistë “Shpinë e gjejë kur t’dal prej shpisë”
Ekspozita “Shpinë e gjejë kur t’dal prej shpisë” shfaqi veprat artistike të tre artistëve vendas, Leart Rama, Besfort Syla dhe Atdhe Behluli. Koncepti pas ekspozitës ishte: “Dualiteti nuk është asgjë e re në komunitetet LGBTQI+, dialektika e tij është një pjesë integrale e qëndrueshmërisë së tij. Lufta e saj për shtëpinë, për familjen, për komunitetin […]

Aksioni rrugor “Edhe n’shtet, edhe n’familje”
Aksioni rrugor solli historitë e sfidave me të cilat përballen personat LGBTQI+. Këto histori të vetëpranimit treguan rezistencën që kanë njerëzit LGBTQI+ në një vend ku shoqëria dhe familja janë në thelb heteronormative dhe patriarkale. Nëpërmjet këtyre tregimeve u festuan familjet që kanë pranuar fëmijët e tyre LGBTQI+ dhe familjet e zgjedhura. Këto histori ishin […]

Konferenca “Pranimi dhe njohja ligjore e personave LGBTQI+”
Konferenca “Pranimi dhe njohja ligjore e personave LGBTQI+” trajtoi çështjen e pranimit të fëmijëve LGBTQI+ në familje, dhunën me të cilën përballen dhe problemin e (mos)përfshirjes së martesës së të njëjtit seks në Kodin Civil. Fjalët hapëse u mbajtën nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Zëvendës Ambasadori i Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, […]

Eventi “Let’s Pride”
Eventi Let’s Pride mblodhi personat LGBTQI+, aleatët dhe palët e ndryshme të interesit së bashku në një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm për të festuar diversitetin e personave LGBTQI+. Fjalët hyrëse u mbajtën nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Fatmire Kollçaku dhe Performuesja Drag Adelina Rose. Qëllimi ishte të mblidheshim për të […]

Hapja Zyrtare e Javës së Krenarisë 2022
Java e Krenarisë është hapur zyrtarisht më 06.06.2022 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit. Në mbështetje të Javës së Krenarisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dha një fjalë rasti, duke […]

Panel diskutimi “Trans Gratë janë Gra!”
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, u mbajt paneli i diskutimit “Trans Gratë janë Gra!”. Për një të ardhme më të ndritshme, pa dhunë ndaj grave dhe vajzave po i shënojmë 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore me temën e sivjetshme globale “Jepni fund dhunës ndaj grave tani!”. “Trans gratë janë […]

Ceremonia e certifikimit e Shkollës Verore “Gjinia dhe Seksualiteti” 2021
Ceremonia e certifikimit për studentët e Shkollës Verore “Gjinia dhe Seksualiteti”. Përgjatë pesë ditëve u ligjërua dhe u diskutua mbi tema si: pse seksi nuk është binar, teoria e ndërthurjes, dhuna ndaj grave, feminizmi, studimet e gjinisë dhe seksualitetit, reprezentimi, gjuha, pushteti dhe hulumtimi në shkencat sociale, solidaritetet dhe pabarazia, riprodhimi shoqëror dhe pandemia. Si […]

Shfaqje teatrale “Unë Jam Vetë Grua”
Shfaqja “Unë jam vetë grua”, na sjellë historinë e jetës tejet të vështirë të një personi transgjinor gjerman – Charlotte von Mahlsdorf, e cila i ka mbijetuar regjimit Nazist dhe atij Stasi. Në shfaqjen me regji të Kushtrim Koliqit, Adrian Morina, si aktori i vetëm në skenë, luan më shumë se 30 personazhe.

Ekspozita “Lule, Mos më Harro”
Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e pestë të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, prezantuan sot instalacionin artistik “Lule, Mos më harro 2020 – 2021”. “Këto lule po i sjellim në Prishtinë për të festuar moskonformizmin, një […]

Diskutim: Shëndeti Mendor në Kushtet e Pandemisë
Diskutimi mbi shëndetin mendor trajtoi çështjen e mirëqenies emocionale dhe ndikimin që ka pasur pandemia në jetën e personave LGBTI+. Gjatë diskutimit u bë dhe prezantimi dhe shpërndarja e librit të xhepit (self-help kit) me informata mbi menaxhimin e shëndetit mendor. Broshura “Si ta menaxhojmë ankthin? Teknika përballimi dhe këshilla për vetëkujdes”, mund t’a gjeni […]

Balkan Ballroom
Netët kulturore si Balkan Ballroom janë traditë revolucionare e levizjes LGBTI. Muzika e Mikey (Berlin), Gent (KS) dhe performancat e mbretëreshave dhe mbretit Drag na bashkuan edhe këtë herë, për të festuar diversitetin, dashurinë, dhe mbi të gjitha për t’u ndjerë krenarë. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme dhe momente të veçanta e historike per skenën dhe kulturën […]

Performanca “A je qikë a djalë!?”
Me performancën “A je çikë, a djalë?!”, përmes muzikës, tregimeve dhe lëvizjeve skenike së bashku përjetuam dashurinë, intrigën, urrejtjen dhe dhimbjet e përjetuara të komunitetit LGBTI+ nga të tjerët që mendojnë se të jesh ndryshe është gabim.

Natë filmi: “Holy Mess”
Filmi “Holy Mess” tregon storjen e një çifti homoseksual dhe raportet me familjet e tyre homofobe të cilët takohen për herë të parë gjatë festës së Krishtlindjes. Hapjen e eventit e bëri Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck Ahliny. Nata e filmit dhe diskutimit u organizua nga Ambasada Suedeze.

Diskutim: Gratë lezbike, biseksuale, trans dhe queer në lëvizjen LGBTI+
Diskutimi ka shpalosur përvojën e grave lezbike, biseksuale, trans dhe queer me aktivizmin dhe realitetin social.

Konferenca: “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë”
Në konferencën me temën: “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë”, përmes dy paneleve u trajtua qasja institucionale lidhur me draft Kodin Civil dhe perspektiva ndërkombëtare lidhur me të drejtën e martesave të seksit të njëjtë. Në mesin e shumë të ftuarve, të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Prishtinës z. Shpend […]

Eventi “Let’s Pride”
Eventi “Let’s Pride” ka bashkuar personat LGBTIQ+, mbështetësit dhe palët e ndryshme të interesit në një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm për ta festuar diversitetin. Eventi është shoqëruar me ekspozitë, muzikë dhe publikimin e “Kush te tut a?” nga artistët Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano. Gjithashtu të pranishëm ishin: – Atifete Jahjaga – Ish […]

HAPJA ZYRTARE E JAVËS SË KRENARISË 2021
Java e Krenarisë është hapur zyrtarisht në ndërtesën e qeverisë nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit. Përkrahjen e saj në hapje të Javës së Krenarisë e dha edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Për një fjalë rasti të […]

Parada e Krenarisë 2020
Edhe pse në kushte më të vështira dhe me sfida më të mëdha, u shënua Parada e Krenarisë nën slloganin PO, DU për të kerkuar të drejta dhe mundësi të barabarta. Këtë vit gjetëm një mënyrë për të qenë të dukshëm dhe për të adresuar kërkesat tona për të gjithë personat LGBTI+ në Kosovë. Falenderojmë […]

Hapja e muralit “Escape From Isolation”
“Escape from Isolation” është një projekt i organizuar nga aktivistja Doruntina Maliqi. Projekti është realizuar përmes një murali të madh në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në qytetin e Kamenicës. Zogu i pikturuar simbolizon lirinë për grupet e margjinalizuar të njerëzve, përfshirë gratë dhe personat LGBT. Ky mural u organizua në kuadër të mini-granteve nga […]

Performanca audio-vizuele “I Am Breaking My Heart”
“I Am Breaking My Heart” është projekt i realizuar nga artisti dhe aktivisti i ri Leart Rama. Ai kishte punuar për këtë projekt për dy vjet, duke analizuar fytyrat dhe emocionet e njerëzve. Ai kombinoi në mënyrë të përsosur videot, efektet vizuale dhe efektet audio për të përfunduar performancën e tij “I Am Breaking My […]

Hapja e Ekspozitës “Mos”
“Mos” është një ekspozitë e bërë nga artistë të rinj bashkëkohorë Norë Potera & Ardhmëria Bregovina, dhe përfshin disa disiplina arti, duke filluar nga tregimi i storieve, video-dokumentari, piktura dhe instalimi. Ekspozita përqendrohet në temën e roleve të grave dhe vajzave gjatë gjithë historisë së Kosovës. Dy pikturat e mëdha të Norë Potera në ekspozitë […]

Hapja e ekspozitës “Bazë”
“Bazë” është një projekt nga aktivisti i ri Drilon Gashi. Projekti filloi me aktivitetin si një punëtori dy-ditore me pjesëmarrës të të rinjve nga qyteti i Lipjanit, ku ata mundën të mësojnë dhe diskutojnë së bashku për stereotipet gjinore. Pas shkëmbimit të ideve dhe marrjes së informacionit bazë mbi përdorimin e programeve Adobe Illustrator dhe […]

Hapja e ekspozitës “Behind Closet Doors”
“Të Gjithë për Dashuri” është projekt i organizuar nga aktivistja e re Erëblina Vata, me temën kryesore mbi pozicionin e personave LGBTQ+ në shoqërinë e Kosovës. Ngjarja kryesore e projektit ishte ekspozita “Behind Closet Doors” që u hap në Galerinë e Arteve në Ferizaj. Ekspozita ishte përbërë nga disa fotografi profesionale, dhe ishte e ndarë […]

Shfaqja e filmit të shkurtër “Kosova Trans”
Kosova-Trans është një film i shkurtër dokumentar për një transgjinore 18 vjeçare nga Kosova, i cili u shfaq në hapësirat e TermoKiss. Dokumentari përqendrohet kryesisht në sfidat e një gruaje të re transgjinore që përballet me ngacmime dhe stigmë në një vend që nuk ka të drejta themelore transgjinore. Kosova-Trans ngërthen në vete rrugëtimin e […]

Kuizi Trivia
Aktivistë të ndryshëm që ishin prezent në Prishtinë për të përkrahur Javën e Krenarisë morrën pjesë në kuizin Trivia. Qëllimi i këtij kuizi ishte rrjetëzimi mes aktivistëve lokal dhe rajonal.

Publikimi i manualit për gazetarë që mbulon çështjet e personave LGBTI
Ky manual ka për qëllim të shërbejë si një udhëzues praktik, informues dhe arsimor për gazetarë dhe redaktorë të mediave, për të kryer raportime të sakta dhe etike, si dhe të ofrojnë një mbulim me kuptim cilësor dhe thelbësor të personave LGBTIQ. Manuali paraqet një përmbledhje të kornizës ligjore dhe mekanizmave të të drejtave të […]

Publikimi I manualit për praktikën psikologjike me persona transgjinorë
Qëllimi i këtij manuali është të informojë profesionistët e shëndetit mendor për çështje të rëndësishme klinike gjatë punës me persona transgjinorë. Ky manual nuk është një përmbledhje udhëzimesh ose standardesh dhe nuk zëvendëson në asnjë mënyrë protokollet e trajtimit. Manuali synon të plotësojë vetëm udhëzimet e trajtimit për individët Transgjinorë. Manuali është përqendruar vetëm në […]

Shfaqja e Filmit: “Moonlight”
Moonlight është një dramë amerikane e vitit 2016, me skenar dhe regji nga Barry Jenkins, bazuar në shfaqjen gjysmë-autobiografike të papublikuar të Tarell Alvin McCraney, në Moonlight Black Boys Look Blue. Filmi paraqet tri faza të jetës së personazhit kryesor; rininë, adoleshencën, dhe jetën e hershme të moshës madhore të tij. Drama eksploron vështirësitë me […]

Hapja e “Ekspozitës TransBalkan” – Autor: Aleksandar Crnogorac
TransBalkan është një projekt fotografik dokumentar që përqendrohet në komunitetin trans në rajonin e Ballkanit, të Evropës Jug-Lindore. Autori ka udhëtuar në pjesën më të madhe të ish republikave Jugosllave, dhe gjatë rrugës është takuar më më shumë se 30 persona, të cilët jo vetëm që i fotografoi, por edhe i intervistoi. Në mesin e […]

Konferenca “Legjislacioni: Mundësitë e shfrytëzuara dhe të humbura”
Kjo konferencë reflektoi punën e institucioneve që merren me çështjet LGBTI gjatë vitit të kaluar. Kjo konferencë u përqëndrua në tri çështje kryesore: Kodi Civil, Njohja e identitetit Gjinor dhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Për të mbuluar temat e lartpërmendura, panelistët nga institucionet vendore përkatëse patën mundësinë për të diskutuar dhe shpjeguar avokimin […]

Hapja e Javës së Krenarisë 2019 – Për kon t’rreh zemra
Pritja në ndërtesën e qeverisë shënoi zyrtarisht hapjen e Javës së Krenarisë. Në këtë event morën pjesë akter kyç të institucioneve dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile.

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë (IDAHOT 2019)
Sikur vitet e kaluara, edhe sivjet e shënuam Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë me 17 Maj, ku u mbajtë Konferenca me moton “Të drejtat e barabarta dhe kushtetuese të personave LGBTI” Në këtë Konferencë është diskutuar rreth Partneritetit mes personave të seksit të njejtë dhe Diversitetin në mes të komuniteteve. Si çdo vit, edhe […]

Ceremonia përmbyllëse e shkollës verore 2018 “Coallitions, Activism, Representation”
CEL në bashkëpunim me University Program for Gender Studies and Research ka bërë çertifikimin e studentëve lidhur me përfundimin e Shkollës Verore 2018 në ceremoninë permbyllëse. Falendërojmë mbështetësit Civil Rights Defenders, bashkëpunuesit University Program for Gender Studies and Research dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Konferenca ‘Angazhimi institucional për komunitetin LGBTI’
CEL organizoi konferencën: ‘Angazhimi institucional për komunitetin LGBTI’ ku qëllimi i konferencës ishte promovimi i debatit mbi çështjen LGBTI dhe inkurajimi i dialogut ndërmjet institucioneve të vendit dhe palëve të tjera që merren me çështjet e komunitetit LGBTI në Kosovë.

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë (IDAHOT 2018)
Edhe këtë vit u shënua dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë me aktivitete të ndryshme. Me 17 Maj në sheshin “Nëna Tereza” së bashku me CSGD kemi hapur ekspozitën “QE PSE…” ku janë përzgjedhur komente me përmbajtje homofobike dhe transfobike që janë dërguar pas paradës së krenarisë. Aktiviteti vazhdoi në Teatrin Oda ku shumë pjesëtarë […]

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë (IDAHOT 2017)
Organizatat për të drejtat e komuniteteve LGBTI në Kosove, CSGD, Cel Kosovo dhe QESh kanë mbajtur konferencë për media për ta shënuar ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë.

Panel diskutimi me aktivistët e shteteve të rajonit
Panel diskutimi me aktivistët e shteteve të rajonit: Shqipëria, Maqedonia, Sërbia, Bosnia, si dhe me organizatorin e paradave nga Amsterdami. Tema e këtij paneli ishte “Situata e komunitetit LGBTI në vendet që ata përfaqësojnë, si dhe sfidat që ata përballen gjatë organizimeve të paradave në vendet e tyre. Ky panel dhe e gjithë java e […]

Ceremonia përmbyllëse e shkollës verore 2017 “Institutions, Activists”
CEL në bashkëpunim me University Program for Gender Studies and Research ka bërë çertifikimin e studentëve lidhur me përfundimin e shkollës verore 2017. Ky vit ka qenë viti i tretë që është organizuar shkolla verore. Këtë vit ceremoninë e ndarjeve të çertifikatave e ka nderu edhe ish-Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

Takim me grupin këshillëdhënës dhe koordinues për të drejtat e komunitetit LGBTI
Është mbajtur takimi me grupin këshillëdhënës dhe koordinues për të drejtat e komunitetit LGBTI (lesbike, gej, biseksual, transgjinorë dhe intersex), në Hotel “Sirius”- Prishtinë. Gjithashtu në këtë takim organizatat CSGD dhe CEL Kosova prezantuan hulumtinin “Manual i praktikës psikologjike me klientët/et lezbike, gej dhe biseksual/e”

Promovimi i librit “Lëvizja LGBT”
U promovua libri “Lëvizja LGBT” i publikuar nga Qendra për Liri dhe Barazi të Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL Kosova). Ky është libri i parë i këtij lloji i publikuar në Kosovë. Libri ka përmbajtje informative për komunitetin LGBT në Kosovë, në shtetet në rajon dhe botë; të dhëna mbi terminologjinë dhe data të rëndësishme, […]

Prezanzimi i “Manualit të praktikës psikologjike me klientët/et lezbike, gej dhe biseksual/e”
“Manuali i Praktikës Psikologjike me Klientët/et Lezbike, Gej, dhe Biseksual/e”; i publikuar nga Qendra për Liri dhe Barazi të Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL Kosova), u prezantua në “Orion- Conference Center”. Manuali iu ofron psikologëve informata dhe vegla bazike për këshillimin e personave lezbike, gej dhe biseksual/e (LGB), në fushat e vlerësimit, intervenimit, identitetit, dhe […]

Panel diskutimi “Komunitetet LGBT- Si ishte?; Si është?; dhe Si do të jetë?”
Është mbajtur një panel diskutimi me temën “Komuniteti LGBT- Si ishte?; Si është?; dhe Si do të jetë?”. Në këtë panel morrën pjesë: Rina Braimi nga CEL, Agim Margilaj nga CSGD, dhe Liridon Veliu nga QESh. Ky ishte njëri prej disa aktiviteteve që CEL, dhe organizatat e tjera e mbajtën për javën e të drejtave […]

Prezantimi i raportit “Mbrojtja sociale dhe qasja në kujdesin shëndetësor për personat transgjinorë në Kosovë
#ERAC mbajti prezantim të raportit ” Mbrojtja sociale dhe qasja në kujdesin shëndetësor për personat transgjinorë në Kosovë” në UP – Fakultetin Filozofik.

Ceremonia përmbyllëse e edicionit të parë të Shkollës Verore 2015
Ceremonia e çertifikimit të Edicionit të parë të Shkollës Verore për Gjini dhe Seksualitet, organizuar nga CEL dhe Programi i Universitetit për Studime dhe Hulumtime Gjinore. Ky event është mbështetur nga Civil Rights Defenders.

Personat LGBT vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha
Pas prezantimit të situatës aktuale për personat LGBT në shoqërinë tonë dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky komunitet, Rajmonda Sylbije, Drejtore Ekzekutive i Qendrës për Barazi dhe Liri (CEL Kosova) hapi debatin që u organizua në Pejë (i pari i këtij lloji) nga organizata e përmendur më lart. Znj. Sylbije deklaroi: “Personat LGBT vazhdojnë […]