Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Ekspozita “Lule, Mos më Harro”

Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e pestë të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, prezantuan sot instalacionin artistik “Lule, Mos më harro 2020 – 2021”.

“Këto lule po i sjellim në Prishtinë për të festuar moskonformizmin, një nxitje për një vizion për ndryshim, një ftesë për të ëndërruar, një thirrje për diversitet.” – Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano.