Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Pride Week

5- 10 QERSHOR 2023

Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTIQ+, synon të ngrisë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTIQ+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTIQ+ në Kosovë. 

Për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm në mënyrë sistematike, mospranimit e përjashtimit nga familja, shoqëria dhe shteti, personat LGBTIQ+ përballen me një nivel të lartë të ankthit, stresit e depresionit në baza ditore. Si pasojë e krejt kësaj, mirëqenia emocionale, psiqike dhe fizike është në gjendje shqetësuese. Shëndeti mendor është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe mbështetja e përhershme profesionale si dhe dashuria e pakushtëzume është tejet e nevojshme për personat LGBTIQ+ në Kosovë. Tutje, shteti vazhdon të mos ofrojë mbështetje institucionale adekuate për personat LGBTIQ+ duke iu larguar përgjegjësisë që e ka në lidhje me këtë çështje dhe këtë grup shoqëror.

Për të mbështetur të gjithë që janë duke u përballur me nivele të larta të stresit, ankthit, depresionit dhe problemeve të tjera të shëndetit mendor, edicioni i shtatë i Javës së Krenarisë, do të fokusohet në shëndetin mendor të personave LGBTIQ+. 

Përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” në këtë edicion duam të përçojmë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë  sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është thelbësore për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor. 

Mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTIQ+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikëbërjes sonë. Për këtë arsye, kjo Javë e Krenarisë shërben si rikujtim për ne dhe institucionet shtetërore që jetët e personave LGBTIQ+ janë të rëndësishme. 

Pride Week 2023

Pride Week took place from 5 – 10 June 2023. On its seventh edition, Pride Week focused on the mental health of LGBTIQ+ people, so that we can support everyone dealing with high levels of stress, anxiety, depres...
Shiko Eventin Arrow Icon

Pride Week 2022

Shiko Eventin Arrow Icon