Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Balkan Ballroom

Netët kulturore si Balkan Ballroom janë traditë revolucionare e levizjes LGBTI. Muzika e Mikey (Berlin), Gent (KS) dhe performancat e mbretëreshave dhe mbretit Drag na bashkuan edhe këtë herë, për të festuar diversitetin, dashurinë, dhe mbi të gjitha për t’u ndjerë krenarë.

Ishte kënaqësi e papërshkrueshme dhe momente të veçanta e historike per skenën dhe kulturën drag.

Falënderimet zakonisht vijnë nga zemra, por kësaj here nga thellësia e saj. Faleminderit Jehonë Jahaj, Mikey Woodbridge dhe Yann Perregaux Dielf për realizimin e kësaj nate, dhe falenderim i veçantë për Cat Jugvaru për krijimin e performancave dhe kontributin në skenën drag në Kosovë.

Falenderojmë përzemërsisht për super energjinë që na e sollën, për mundin dhe guximin, performueset/it: Miss Fenix, Barbie Lo, Victoria Owns, Emma, Toxic Macho dhe Sulltanesha Turkan.’