Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

HAPJA ZYRTARE E JAVËS SË KRENARISË 2021

Java e Krenarisë është hapur zyrtarisht në ndërtesën e qeverisë nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit.
Përkrahjen e saj në hapje të Javës së Krenarisë e dha edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Për një fjalë rasti të ftuar gjithashtu ishin:
Riccardo Serri – zv. Shef i Zyrës së BE-së për Politikë dhe Ekonomi në Kosovë;
Carin Lobbezoo – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës;
Habit Hajredini – Kryetar i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë;
Blert Morina – Drejtor- Ekzekutiv i Qendrës për Barazi dhe Liri – CEL.