TITULLI:Koment shpjegues: Lexim nga perspektiva gjinore i Raportit të Komisionit Evropian 2024 për Kosovën
AUTOR:
Nicole Farnsworth, Eleta Shala
BOTUES:
KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI:
Çdo vit, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) harton një koment shpjegues mbi mënyrën se si Raporti i Progresit
për Kosovën i trajton çështjet e barazisë gjinore. Ky koment shpjegues analizon Raportin e KE-së për
Kosovën për vitin 2023 nga perspektiva gjinore, duke shqyrtuar fokusin e tij ndaj grave, burrave, vajzave,
djemve dhe barazisë gjinore; si dhe sa janë përfshirë rekomandimet e ofruara nga organizatat e shoqërisë
civile për të drejtat e grave (OSHCG-të). Ky koment shqyrton se si është përfshirë aspekti gjinor në
raport dhe rekomandon mënyra për KE-në që të integrojë më mirë këtë aspekt në kapitujt dhe seksionet
e ndryshme. Shtojca 1 përmban një analizë të përfshirjes së perspektivës gjinore për secilin kapitull
përmes një metodologjie të “semaforit”.
TITULLI:Barazia gjinore dhe TI: Analiza gjinore e digjitalizimit në Kosovë
AUTOR:
Valmira Rashiti, Nicole Farnsworth, Aurora Maxharraj dhe Majlinda Behrami
BOTUES:
KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI:
Analiza shqyrton ndikimin e digjitalizimit në barazinë gjinore dhe përfshirjen shoqërore në Kosovë. Ajo vlerëson se si zhvillimet teknologjike ndikojnë në qasjen e grave, burrave dhe komuniteteve të margjinalizuara, përfshirë personat LGBTIQ+, në shërbimet publike, arsim, ekonomi dhe pjesëmarrje demokratike. Dokumenti evidenton boshllëqe në politikat digjitale, mungesë të të dhënave të ndara sipas gjinisë dhe barrierat strukturore që pengojnë qasjen e barabartë në teknologji. RrGK rekomandon që proceset e digjitalizimit të ndërtohen mbi një qasje transformuese gjinore e gjithëpërfshirëse, që promovon barazi, diversitet dhe respekt për të drejtat e njeriut në hapësirën digjitale.
TITULLI:Nën hije – Analiza gjinore e punës joformale në Kosovë
AUTOR:
Nicole Farnsworth, Valmira Rashiti, Eleta Shala, Edita Bllaca dhe Elirjeta Beka
BOTUES:
KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI:
Analiza trajton punën joformale në Kosovë nga perspektiva gjinore, duke theksuar pabarazitë që prekin veçanërisht gratë dhe grupet e margjinalizuara, përfshirë personat LGBTIQ+. Analiza evidenton mungesën e kontratave, sigurisë në punë dhe përfaqësimit sindikal, si dhe zbrazëtirat ligjore që nuk adresojnë dallimet gjinore. Raporti rekomandon masa për formalizim, barazi dhe mbrojtje sociale për të gjithë punëtorët.
TITULLI:Gjuha diskrimininuese në tekstet shkollore
AUTOR:
BOTUES:
YIHR - Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
ABSTRAKTI:
Ky studim paraqet një analizë të thelluar të gjuhës diskriminuese dhe përfaqësimeve përjashtuese në tekstet shkollore të arsimit të mesëm të lartë në Kosovë. Duke përdorur qasjen e Analizës Kritike të Diskursit (CDA) dhe metodologjinë multimodale, hulumtimi shqyrton mënyrën se si gjinia, mosha, aftësia, përkatësia etnike dhe orientimi seksual trajtohen në tekstet e biologjisë, sociologjisë, psikologjisë, edukatës qytetare dhe historisë. Gjetjet nxjerrin në pah se shumë tekste përforcojnë stereotipe gjinore, moshore, racore dhe homofobike, duke minuar përpjekjet për ndërtimin e një arsimi gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj diversitetit. Publikimi thekson nevojën urgjente për rishikim të materialeve mësimore, përfshirje të perspektivave të barazisë gjinore dhe kulturore, si dhe për edukim që nxit të menduarin kritik dhe respektin për diversitetin në sistemin arsimor të Kosovës.
TITULLI:Barriera të dyfishta: Edukimi, Punësimi dhe Diskriminimi ndaj Personave LGBTI+ në Kosovë
AUTOR:
Jeta Bakija
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Ky hulumtim analizon ndikimin e edukimit formal dhe joformal në mundësitë e punësimit të personave LGBTI+ në Kosovë dhe identifikon sfidat që ata hasin në sektorin publik dhe privat. Publikimi shqyrton barrierat institucionale dhe shoqërore që ndikojnë në qasjen e barabartë në arsim dhe tregun e punës, duke nxjerrë në pah boshllëqet në politikat e përfshirjes dhe zbatimin e ligjeve kundër diskriminimit. Përmes analizës së të dhënave sasiore dhe cilësore, dokumenti zbulon se personat LGBTI+ përballen me diskriminim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, mungesë mbështetjeje institucionale dhe stigmatizim shoqëror. Raporti përfundon me rekomandime për institucionet qeveritare, sektorin publik e privat dhe shoqërinë civile, duke theksuar nevojën për politika gjithëpërfshirëse, programe trajnimi dhe masa afirmative që garantojnë barazi dhe mundësi të drejta për personat LGBTI+ në Kosovë.
TITULLI:Personat Queer dhe Terapia
AUTOR:
Eranda Tahiri, Melisa Dembogaj
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Ky publikim trajton ndikimin e margjinalizimit shoqëror në shëndetin mendor të personave queer në Kosovë, duke u mbështetur në analizën e mbi 1200 seancave psikologjike të realizuara nga psikologët e CEL Kosovës me 132 përfitues. Studimi zbulon nivele të larta të ankthit, depresionit dhe stresit, të lidhura ngushtë me diskriminimin, refuzimin familjar dhe presionin shoqëror. Përmes gjetjeve të tij, publikimi thekson se sfidat psikologjike të individëve queer nuk burojnë nga identiteti i tyre, por nga mungesa e mbështetjes institucionale dhe sociale. Ai ofron rekomandime për forcimin e shërbimeve të shëndetit mendor, edukimin publik dhe krijimin e hapësirave të sigurta që mundësojnë mirëqenie dhe përfshirje të barabartë për komunitetin LGBTI+ në Kosovë.
TITULLI:Rrjetet Sociale – Ku urretja vërshon e papenguar
AUTOR:
Aulonë Kadriu
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Ky publikim paraqet një analizë gjithëpërfshirëse mbi mënyrën se si gjuha e urrejtjes, homofobia dhe transfobia shfaqen dhe përhapen në rrjetet sociale në Kosovë gjatë vitit 2024. Duke u mbështetur në monitorimin e 12 portaleve më të ndjekura dhe mijëra komenteve në platformat online, studimi zbulon mungesën e reagimit institucional dhe normalizimin e urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+. Analiza trajton prirjet gjuhësore, mënyrat e raportimit mediatik dhe zonat gri të përgjegjësisë mes mediave dhe rrjeteve sociale, duke nxjerrë në pah boshllëqet ligjore e etike në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit. Publikimi përfundon me thirrje për reforma strukturore, rritje të përgjegjësisë mediale dhe promovim të një diskursi publik gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj diversitetit.
TITULLI:Përvojat e Personave Queer në Marrjen e Shërbimevenga Profesionistët eShëndetit Mendor dhePunës Sociale
AUTOR:
Erëza Shaqiri & Endrita Lakna
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Komunitetet LGBTI+ vazhdon të përballet me diskriminim të
përhershëm në shumë aspekte të jetës, duke përfshirë
mjediset sociale dhe institucionale. Ky studim fokusohet në
përvojat e individëve queer në Kosovë, duke analizuar
pengesat dhe mundësitë për përmirësim në aksesin ndaj
këtyre shërbimeve. Në një mjedis shpesh të karakterizuar nga
qëndrime konservatore, individët LGBTI+ përballen me sfida
specifike, si stigmën sociale dhe mungesën e mbështetjes së
personalizuar, që ndikon negativisht në mirëqenien e tyre
mendore dhe sociale. Studimi identifikon barriera të
rëndesishme, përfshirë mungesën e ndjeshmërisë dhe
përgatitjes së profesionistëve për të trajtuar çështjet që
lidhen me identitetin gjinor dhe orientimin seksual. Për më
tepër, kufizimet në burime dhe hapësira mbështetëse
reduktojnë mundësitë për individët queer për të marrë
ndihmën e duhur. Këto sfida theksojnë nevojën për krijimin e
programeve gjithëpërfshirëse, përmirësimin e trajnimeve
profesionale dhe zhvillimin e rrjeteve mbështetëse që
fuqizojnë komunitetet queer. Ky studim thekson rëndësinë e
një qasjeje të strukturuar dhe të përshtatur për ofrimin e
shërbimeve sociale dhe të shëndetit mendor. Ai synon të
nxisë krijimin e një mjedisi mbështetës që respekton
diversitetin dhe perfshirjen, duke kontribuar në përmirësimin
e cilësisë së jetës për individët queer në Kosovë.
TITULLI:Lëvizja LGBTI+ në Kosovë – Qasjet dhe Praktikat e Ndërthurjes për Drejtësi Sociale
AUTOR:
Andi Vllasolli dhe Ardea Gojnovci
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Hulumtimi “Lëvizja LGBTI+ në Kosovë: Qasjet dhe Praktikat e
Ndërthurjes për Drejtësi Sociale” për fokus ka shqyrtimin dhe
analizën e mënyrës se si komunitetet LGBTI+ në Kosovë
adopton qasjen gjinore dhe ndërthurëse në aspekte si
aktivizmi, avokimi dhe ofrimi i shërbimeve për personat
LGBTI+. Hulumtimi e analizon reprezentimin si dhe përfshirjen
e komuniteteve LGBTI+ në proceset si avokimi, duke i
vlerësuar nevojat dhe kërkesat e individëve LGBTI+ dhe si janë
adresuar ato në një nivel institucional dhe ligjor. Po ashtu,
hulumtimi shqyrton ndikimin e qasjeve në forcimin e
dukshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve LGBTI+
në Kosovë, duke identifikuar sfidat dhe mundësitë për
avansimin e drejtësisë dhe barazisë sociale për këtë grup
shoqëror. Duke përdorur qasje kualitative, janë realizuar
intervista të thella me aktivistë dhe anëtarë të komuniteteve
LGBTI+ për të kuptuar përvojat e tyre dhe sfidat me të cilat
përballen. Rezultatet tregojnë se, ndërthurja e faktorëve
socialë dhe kulturorë kanë një rol shumë të rëndësishëm në
formësimin e strategjive dhe veprimeve të lëvizjes. Hulumtimi
thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit si mjete
kryesore për përmirësimin e të drejtave dhe kushteve të
komuniteteve LGBTI+, si dhe ofrimin e shërbimeve ligjore dhe
sociale, për mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe barazisë
sociale.
TITULLI:Rinegocim i pozitës së komuniteteve LGBTI+ në hapësirën publike
AUTOR:
Agnesa Bytyçi dhe Miranda Mehmeti
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Hulumtimi shqyrton pozitën dhe dukshmërinë e komuniteteve LGBTI+ në hapësirën publike të Prishtinës, duke përdorur konceptin e “ksenotopisë” si qasje për rikonceptualizimin queer të hapësirës. Përmes shembujve si Prishtina Pride, “Sheshi i Krenarisë” dhe murali i Qerkicës e Mustafës, studimi analizon mënyrën se si hapësirat publike shndërrohen në vende rezistence dhe përfshirjeje. Raporti thekson kontrastin mes prezencës publike dhe sigurisë reale të komuniteteve queer, duke nënvizuar nevojën për hapësira më gjithëpërfshirëse dhe të sigurta në Kosovë.
TITULLI:Subkulturat Queer: Cruising-u në Prishtinë
AUTOR:
Linda Mustafa, Era Ramoja, Rea Mahmudemaj
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Ky studim eksploron subkulturën queer në Kosovë përmes analizës antropologjike të praktikës së cruising-ut në Prishtinë, si një formë sociale dhe kulturore e rezistencës ndaj shtypjes dhe heteronormativitetit. Duke u bazuar në hulumtim etnografik, intervista gjysmë-të strukturuara dhe vëzhgime në terren, raporti shqyrton origjinën, zhvillimin dhe rëndësinë e hapësirave publike që kanë shërbyer si vende takimi për individë gej, biseksualë dhe transgjinorë që nga vitet ’80 e deri sot. Analiza ndriçon marrëdhënien midis hapësirave publike, sigurisë, seksualitetit dhe identitetit, duke treguar se praktika e cruising-ut ka qenë një mjet i mbijetesës kulturore dhe i krijimit të komunitetit queer në kushte represioni shoqëror. Studimi gjithashtu thekson ndikimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale në ndryshimin e mënyrave të socializimit, por arrin në përfundimin se kultura e cruising-ut mbetet një element i trashëguar dhe i gjallë i identitetit queer në Kosovë.
TITULLI:Nën Spektrin e Padukshmërisë: Analizë mbi Dhunën me Bazë Gjinore ndaj Komuniteteve LGBTIQ+ në Kosovë (2023–2024)
AUTOR:
Liri Kuçi
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Ky raport paraqet një analizë gjithëpërfshirëse mbi dhunën me bazë gjinore ndaj individëve dhe komuniteteve LGBTIQ+ në Kosovë gjatë periudhës 2023–2024. Përmes një metodologjie ndërthurëse që kombinon intervista cilësore dhe analiza ligjore, dokumenti shqyrton mënyrën se si kornizat ekzistuese ligjore dhe institucionale dështojnë të ofrojnë mbrojtje efektive për personat LGBTIQ+. Raporti trajton boshllëqet në zbatimin e ligjeve për barazi gjinore, dhunë në familje dhe diskriminim, duke theksuar mungesën e regjistrave të veçantë për rastet që lidhen me orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Përmes gjetjeve nga pesë komuna të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë), ai zbulon mungesën e qasjes në strehimore, shërbime psikologjike dhe mbështetje institucionale, si dhe sjell rekomandime për reforma ligjore, përmirësim të mbledhjes së të dhënave, trajnime profesionale dhe zhvillim të strehimoreve gjithëpërfshirëse. Studimi synon të bëhet bazë për politika të reja që garantojnë mbrojtje efektive dhe barazi reale për komunitetet LGBTIQ+ në Kosovë.
TITULLI:Identiteti dhe të Drejtate Personave Interseks në Kosovë
AUTOR:
Kristian Rrasaj
BOTUES:
CEL – Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Ky raport analizon pozitën ligjore dhe shëndetësore të personave interseks në Kosovë, duke evidentuar mungesën e legjislacionit specifik dhe boshllëqet në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Përmes një analize krahasuese me vendet e Bashkimit Evropian, dokumenti trajton nevojën për reforma në Ligjin për Gjendjen Civile, Ligjin për Shëndetësi dhe legjislacionin kundër diskriminimit. Raporti propozon masa konkrete për ndalimin e ndërhyrjeve mjekësore jo-konsensuale, futjen e opsioneve gjinore fleksibile në dokumentet civile dhe forcimin e të drejtës për pëlqim të informuar, duke synuar përafrimin e Kosovës me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
TITULLI:Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2023
AUTOR:
BOTUES:
ABSTRAKTI:
Raporti i Shoqërisë Civile
për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ofron një pasqyrë të situatës së
të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023, duke përfshirë problemet kryesore, shkeljet e të
drejtave të njeriut dhe sfidat në përmbushjen e të drejtave të njeriut. Raporti është hartuar bashkërisht nga organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) të cilat punojnë në fusha të ndryshme që kanë
të bëjnë me të drejtat e njeriut. Qëllimi i këtij raporti është të shërbejë si një mjet i pavarur për
vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, duke e plotësuar kështu
hendekun ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel vendor
dhe ndërkombëtar, si dhe për ta përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet OShC-ve
TITULLI:Trajtimi nga gjykata i sulmit të përgatitur terrorist kundër komuniteteve LGBTI+ në Kosovë
AUTOR:
Kristian Rrasaj
BOTUES:
CEL - Center for Equality and Liberty
ABSTRAKTI:
Ky raport shqyrton një rast gjyqësor aktual në të cilin një person kishte planifikuar një sulm terrorist kundër komuniteteve LGBTI+ në Kosovë, gjatë paradës, e cila është pjesë e Javës së Krenarisë. Ky raport bazohet në procedurën e rastit, në veçanti në Aktgjykimin e rastit. Përveç kësaj, raporti shqyrton kornizën ligjore e cila parasheh mbrojtjen e personave që i përkasin komuniteteve LGBTI+ në Kosovë, në veçanti Kodin Penal dhe Kodin e procedurës penale.
TITULLI:Barazia gjinore dhe TI; Analiza gjinore e digjitalizimit në Kosovë
AUTOR:
Valmira Rashiti, Nicole Farnsworth, Aurora Maxharraj dhe Majlinda Behrami
BOTUES:
KWN - Kosovo Women's Network
ABSTRAKTI:
Kapitulli i parë vlerëson digjitalizimin nga perspektiva gjinore, duke përfshirë vëmendjen ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë dhe administratës publike. Çdo kapitull që vijon fokusohet në një sektor të ndryshëm, duke përfshirë sundimin e ligjit; shërbimet sociale; arsimin; punësimin; biznest dhe tregtitë; bujqësin; ndryshimet klimatike; shëndetin; dhe mediat dhe komunikimet.