CEL mbajti trajnim tri ditor me të rinjë, pjesëmarrës përfaqësues nga Kosovar Youth Council – KYC (Këshilli Rinor Kosovar).
Tema: Program i trajnimit për të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë për të drejtat e komunitetit LGBT.
Gjatë këtyre tri ditëve, participantët patën mundësi që të informohen më shumë për terminologjinë, pozitën e komunitetit LGBT në shoqëri, ndihmën ligjore që ka në dispozicion komuniteti, rëndësinë e aktivizmit, rolin dhe ndikimin e raportimit të mediave etj.
Gjatë trajnimit u organizuan edhe aktivitete interaktive dhe punë grupore në mes të pjesëmarrësëve, që të kuptohet sa më mirë dhe drejt pozita e këtij komuniteti në shoqërinë kosovare, si dhe të diskutohen mënyra të reja mbi ngritjen e vetëdijes së shoqërisë. Të gjithë participantët u çertifikuan për pjesëmarrje.
KYC është bashkëpunëtor i ri i CEL, dhe së bashku do vazhdojmë të punojmë në ngritjen e vetëdijes për komunitetin LGBT në Kosovë.
Trajnimi është pjesë e programit “Advancing the LGBTI communities Position in Society”, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.