Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Trajnim për gazetarë dhe studentë të gazetarisë

25 Gusht, 2023

CEL mbajti trajnim dy ditor me gazetarë dhe studentë të gazetarisë me temën “Raportimi etik mbi komunitetin LGBT.
Gjatë këtyre dy ditëve, participantët patën mundësi që të informohen më shumë për terminologjinë, gazetarinë sociale – e cila prezanton komunitetin LGBT, komunitetet e ndjeshme dhe ato që janë të diskriminuara. Pjesërisht teori mbi këtë lloj të gazetarisë, plotësisht me fokus interaktivitetin me pjesëmarrësit.
Në trajnim kishim edhe mysafirë. Njëri ndër mysafirët ishte aktivisti Lendi Mustafa, i cili iu mundësoj pjesëmarrësëve që të zhvillonin një intervistë në lidhje me momentin kur Lendi ka vendosur të dalë hapur tek familja dhe shoqëria e tij. E ftuar ishte edhe Arbana Xharra – Redaktore në Gazetën Zëri – e cila diskutoi mbi politikat redaktoriale dhe idetë e gazetarëve mbi temat LGBT.
Të gjithë participantët u çertifikuan për pjesëmarrje.
Trajnimi është pjesë e Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.