Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Trajnim me të rinjë për ngritjen e vetëdijes mbi të drejtat e komuniteteve LGBT

25 Gusht, 2023

CEL mbajti trajnim me të rinjë me tematikë lidhur me të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë në të drejtat e komunitetit LGBT. Në këtë trajnim u shpalos edhe terminologjia e cila duhet të përdoret në lidhje me komunitetin LGBT, kampanjat dhe mënyrën e aktivizmit.
Qëllimi I trajnimit ishte ngritja e vetëdijes si dhe mënyrat se si të forcojnë dhe promovojnë kauzën e komunitetit LGBT.
Ky trajnim është pjesë e programit Angazhimi për Barazi, I financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC.