Është mbajtur shkolla verore – Comparative Studies on Gender and Sexuality me temën “Coallitions, Activism, Representation” në Universitetin e Prishtinës në bashkpunim me University Program for Gender Studies and Research e mbështetur nga Civil Rights Defenders.
Kursi u fokusua në përfaqësimin dhe aktivizmin. Qëllimi kryesor i kursit ishte të përfshihej në një qasje ndërdisiplinore dhe ndërthurëse mbi gjininë, seksualitetin dhe aktivizmin, veçanërisht në lidhje me rëndësinë e përfaqësimit dhe njohjes së komuniteteve LGBTQI në sferën publike në Kosovë.
Programi i kursit pasqyroi angazhimin e shkollës dhe theksoi bashkëpunimin me organizata dhe individë të tjerë, si akademikë, hulumtues, artistë ose praktikantë.