CEL në bashkëpunim me Kosovar Youth Council – KYC kanë mbajtur trajnim me nxënës të shkollave të mesme në komunën e Prizrenit lidhur me ngritjen e vetëdijes mbi të drejtat e njeriut në fokus të veçantë për të drejtat e komunitetit LGBTI.
Projekti mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi (E4E) financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo) dhe zbatohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (Advocacy Training and Resource Center – ATRC).