CEL në bashkëpunim me Kosovar Youth Council – KYC ka mbajtur trajnimin lidhur me ngritjen e vetëdijes mbi të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë, me nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Gjakovës.
Projekti mbështetet nga programi i Engagement for Equity (E4E) i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo) dhe zbatohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (Advocacy Training and Resource Center – ATRC.)