CEL ka organizuar trajnim për gazetarët dhe studentët e gazetarisë në Prishtinë. Trajnimi u fokusua në punën e CEL-it, rolin e medias në një shoqëri të barabartë, analizimin e shembujve të gabuar që u botuan në media dhe diskutime lidhur me kushtet e komunitetit LGBT në media.
Ky trajnim është mbajtur në kuadër të projektit “Improving the Position of the LGBT members in Kosovo” që mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës ne Kosovë.