CEL mbajti trajnim me studentë të fushave të ndryshme të shkencave sociale ku pjesëmarrësve iu ofrua mundësia të njihen më shumë me CEL – Centre for Equality and Liberty dhe me punën që bëjmë, situatën në Kosovë në lidhje me komunitetet LGBTI+ dhe konteksti social.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Access To Justice for LGBTI persons in the Western Balkans”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, menaxhuar nga Norwegian Helsinki Committee.