Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Trajnim me gazetarë dhe studentë të gazetarisë

25 Gusht, 2023

CEL ka mbajtur trajnimin me gazetarë dhe studentë të gazetarisë lidhur me portretizimin e komunitetit LGBTI në media. Pjesëmarrësit janë informuar lidhur me terminologjinë dhe me mënyrën se si të shkruajnë një artikull që nuk do të ketë qëllime homofobike tek lexuesit. Gjatë trajnimit po ashtu janë analizuar disa artikuj homofobikë që janë raportuar në mediat kosovare, dhe po ashtu pjesëmarrësve u është kërkuar të mendojnë ide lidhur me artikuj që mund të shkruajnë në të ardhmen, ku ato ide janë prezantuar në fund të trajnimit.
Ky trajnim është aktivitet i projektit “Improving the position of LGBT community in Kosovo” që mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.