CEL organizoi kampin e parë rajonal në Kosovë, Boge me aktivist nga rajoni dhe Kosova.
Programi i këtij kampi përmbajti shumë aktivitete argëtuese dhe edukative nga organizata TOKA me qëllim të ngrisim kapacitetin e punës në grupe dhe zhvillimin personal.
Ky kamp gjithashtu ofroi mundësi për kampistët që të mësojnë më shumë rreth fushave të ndryshme si: Siguria Kibernetike, program i mbajtur nga profesionistë në këtë fushë, mireqenja dhe kujdesi ndaj vetës nga psikolog profesionist dhe historinë e levizjes LGBTI+ dhe feministe në Kosovë nga një antropologe dhe aktiviste.
Kampi rezultoi të krijoj ura lidhëse mes aktivisteve për të drejtat e personave LGBTI+ dhe zhvillimin e kapaciteteve si aktivist.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Access To Justice for LGBTI persons in the Western Balkans”, i mbështetur nga Ministria e Punëve te Jashtme e Norvegjisë, menaxhuar nga Norwegian Helsinki Committee