Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Blert Morina dhe Haveit nderohen me Çmimin për Demokraci

16 Nëntor, 2018

Blert Morina dhe kolektivi artistik Haveit janë nderuar me Çmimin për Demokraci për vitin 2018 për kontributin e tyre në promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në Kosovë.

Blert Morina, u nderua me këtë çmim si njëri ndër anëtarët e parë të komunitetit transgjinorë i cili ka iniciuar rastin njohjes instituticonale të së drejtës së ndryshimit të gjinisë. Haveit u vlerësua për angazhimin e tyre si avokues të zëshëm të barazisë gjinore përmes arteve vizuele dhe performancave publike.
Këto çmime u prezentuan në kuadër të projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike / Democratic Society Promotion – DSP”, projekt ky i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA), dhe zbatuar nga KCSF.