E publikuam raportin mbi dhunën në bazë gjinore ndaj komuniteteve LGBTIQ+ në Kosovë përgjatë vitit 2023 – 2024.
Me autore Liri Kuçin, ky raport tregon për dhunën ndaj individëve LGBTIQ+ në Kosovë si dhe për nevojën e një angazhimi më të madh institucional drejt kësaj dhune e cila vjen edhe në formë fizike por edhe psikologjike.
Raportin në gjuhën shqipe dhe angleze e gjeni te ky link: https://cel-ks.org/publikimet/
Pas prezantimit të raportit pasoi edhe një panel diskutimi me përfaqësues nga shoqëria civile si dhe Policia e Kosovës. Moderuar nga Adelina Berisha, në panel morën pjesë vetë autorja e raportit, Alba Ajdarevikj nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Kapiten Shkumbin Kadishani – Shef i Sektorit Qendror të Hetimit nga Drejtoria e Parandalimit dhe Hetimit të Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës.
U përmend prapë nevoja për një strehimore për individët LGBTIQ+, njëjtë edhe për mekanizmat e Policisë së Kosovës për të fuqizuar dhe për të inkurajuar raportimin e dhunës në bazë gjinore ndaj komuniteteve LGBTIQ+.
Ky aktivitet si dhe botimi i raportit u mbështetën nga Embassy of Sweden in Pristina.



