Më 15 shkurt, u mblodhëm në hapësiren e YIHR Hub për të shfaqur filmin ‘Prayers for Bobby’.
.Ky film, mjaft emocional, është bazuar në jetën e Bobby Griffith, një djalit të ri gej dhe nënës së tij Mary Griffith. Filmi i shfaq sfidat e Bobbyt për të kuptuar dhe pranuar veten por edhe luftën e tij për ta pranuar nëna e tij e cila tenton ta ndryshojë. Përmes filmit mund të reflektojmë se si ndikon homofobia, mos përkrahja, normat shoqërore dhe mungesa e informacioneve për komunitetin queer e cila kthehet në homofobi dhe urrejtje, në shëndetin mendor të personave LGBTI+. Pasi humbi djalin e saj Mary Griffith filloi të informohej më shumë rreth komunitetit queer dhe u bë një aktiviste e zëshme për të drejtat queer dhe bëri thirrje për të gjithë prindërit të informohen më shumë dhe të pranojnë fëmijët e tyre LGBTI+
. Ky aktivitet mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina