Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Dita ndërkombetare e shëndetit seksual

19 Janar, 2024

4 shtator 2023

4 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Seksual, një ditë ndërgjegjësimi që promovon avokimin global për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien seksuale për të gjithë individët. Shëndeti seksual është një pjesë integrale e shëndetit të njeriut. Një rëndësi të veçantë për komunitetet LGBTI+🏳️‍🌈🏳️‍⚧️, pasi nënvizon rëndësinë e edukimit gjithëpërfshirës për shëndetin seksual, aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe çrrënjosjen e diskriminimit dhe stigmës. Për individët LGBTI+🏳️‍🌈🏳️‍⚧️, të cilët shpesh përballen me sfida unike në lidhje me shëndetin seksual, e drejta për shëndetin seksual u mohohet pasi që përballen me shkallë të lartë të diskriminimit përshkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Seksual është një mundësi për të nxitur mirëkuptimin dhe pranimin, duke siguruar që të gjithë individët, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual ose identiteti gjinor, të kenë akses në mbështetjen dhe burimet që u nevojiten për të bërë jetë të shëndetshme dhe të përmbushur.