Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Dita ndërkombëtare e parandalimit të vetëvrasjeve

19 Janar, 2024

10 shtator 2023

Shtatori shënon muajin ndërkombëtar të Parandalimit të Vetëvrasjeve – një muaj për të kujtuar jetët e humbura nga vetëvrasja, miliona njerëz që kanë luftuar me idetë vetëvrasëse dhe për të njohur individët, familjet dhe komunitetet që janë ndikuar. Është gjithashtu një kohë për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin e vetëvrasjeve dhe për të ndarë mesazhe shprese. Komunitetet LGBTI+ përjetojnë ritme më të larta të ideve vetëvrasëse, qofshin pasive (mendime) ose aktive (mendime dhe synime/plane për të vepruar sipas tyre). Margjinalizimi sistematik shoqëror dhe shpesh herë madje edhe institucional, fatkeqësisht rezulton që një numër i njerëzve kryesisht të moshës së re t’i nënshtrohen këtij akti. “Linja e Jetës” është qendër telefonike për parandalim e vetëvrasjes në Kosovë e cila ofron shërbim telefonik konfidencial dhe pa pagesë për të gjithë personat me mendime për vetëvrasje çdo ditë nga ora 14:00 e mëngjesit deri në orën 02:00 pas mesnatës. Gjatë këtij orari thirrjet pranohen dhe menaxhohen nga vullnetarët tanë të cilët janë të trajnuar specifikisht për punën në linjë. Nëse ju apo dikush që njihni keni nevojë të bisedoni, Linja e Jetës është këtu për ju. Thirr në 0800 12345, nga ora 14:00 deri në 02:00.