10 tetor 2023
Shëndeti mendor është një aspekt themelor i mirëqenies së përgjithshme të një individi, duke përfshirë dimensionet emocionale, psikologjike dhe sociale. Për komunitetet LGBTI+, shëndeti mendor merr një rëndësi të shtuar për shkak të sfidave unike dhe stigmave shoqërore. Individët e komuniteteve LGBTI+ shpesh përballen me diskriminim, paragjykime dhe margjinalizim social, duke çuar në rritjen e cenueshmërisë ndaj çështjeve të shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe idetë për vetëvrasje. “Linja e Jetës” është qendër telefonike për parandalim e vetëvrasjes në Kosovë e cila ofron shërbim telefonik konfidencial dhe pa pagesë për të gjithë personat me mendime për vetëvrasje çdo ditë nga ora 14:00 e mëngjesit deri në orën 02:00 pas mesnatës. Gjatë këtij orari thirrjet pranohen dhe menaxhohen nga vullnetarët tanë të cilët janë të trajnuar specifikisht për punën në linjë. Nëse ju apo dikush që njihni keni nevojë të bisedoni, Linja e Jetës është këtu për ju. Thirr në 0800 12345, nga ora 14:00 deri në 02:00. Gjithashtu, CEL vazhdon të ofrojë shërbime psikologjike falas për individët e komuniteteve LGBTI+ në Kosovë. Për të caktuar termin, kontaktoni njërin nga psikologët/et përmes email-it. Informatat për secilin nga psikologët mund t’i gjeni në postimet përkatëse.