8 tetor 2023
8 Tetori festohet si Dita Ndërkombëtare e Lezbikeve. Kjo ditë i kushtohet ndërgjegjësimit për të drejtat dhe dukshmërinë e lezbikeve, si dhe promovimin e barazisë dhe pranimit për grave lezbike. Kjo ditë ofron një mundësi për komunitetet LGBTI+ 🏳️🌈 dhe aleatët për të festuar arritjet dhe kontributet e grave lezbike duke mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e tyre. Ngjashëm me ditët e tjera ndërkombëtare kushtuar çështjeve të ndryshme shoqërore dhe gjinore, rëndësia e saj përfshin: Dukshmëria: Një ditë e tillë iu ofron dukshmëri grave lezbikeve dhe përvojave të tyre unike, duke ndihmuar në luftën kundër stereotipeve, diskriminimit dhe stigmës gjithashtu për të festuar arritjet dhe kontributet e grave lezbike në shoqëri, kulturë dhe fusha të ndryshme. Avokimi: Kjo ditë shërben si platformë për avokim dhe aktivizim, duke theksuar nevojën për mbrojtje ligjore, të drejta të barabarta dhe pranim social për gratë lezbike. Solidariteti: Dita duhet të inkurajojë solidaritetin brenda komuniteteve LGBTI+ dhe midis aleatëve, duke nxitur një ndjenjë uniteti dhe mbështetjeje.