Me prezantime të rëndësishme akademike, diskutime të hapura aktiviste dhe një debat produktiv, përfunduam me sukses Konferencën e Prezantimit të Hulumtimeve Studentore: “Perspektiva nga përditshmëria e personave LGBTQI+ në Kosovë”.
Studentë të Universitetit të Prishtinës prezantuan katër hulumtime që sjellin në qendër përvojat dhe realitetet e personave LGBTQI+ në Kosovë, duke trajtuar tema si coming out-i (dalja hapur) në kontekstin kosovar, përvojat e personave jo-binarë, mediat sociale dhe bullizmi kibernetik, si dhe migrimi.
Prezantimet u pasuan nga diskutime të vlefshme me pjesëmarrësit, duke hapur hapësirë për pyetje, reflektim dhe shkëmbim perspektivash rreth sfidave me të cilat përballet komuniteti LGBTQI+ në jetën e përditshme.
Ky aktivitet u mbështet nga Embassy of Sweden in Pristina.


