Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Dy ditë diskutimesh për Planin e Veprimit për të Drejtat e Personave LGBTIQ+ (2027–2029)

Me plot diskutime të frytshme, për dy ditë me radhë është mbajtur ngjarja e Planit të Veprimit për të Drejtat e Personave LGBTIQ+ në Kosovë 2027 – 2029.

Në këtë proces morën pjesë përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrisë në Kosovë, përfaqësues të ministrive dhe organizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe aktivistë/e për të drejtat e personave LGBTIQ+. Përgjatë dy ditëve u diskutuan prioritetet, masat dhe veprimet konkrete që duhet të përfshihen në Planin e ri të Veprimit, si dhe nevoja për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile për të garantuar zbatimin efektiv të tij.

Diskutimet u fokusuan sidomos në adresimin e sfidave me të cilat përballen personat LGBTIQ+ në Kosovë, fuqizimin e mekanizmave institucionalë për mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna, si dhe krijimin e politikave që sigurojnë barazi, siguri dhe qasje të barabartë në të drejta dhe shërbime.

Ngjarja u mbështet nga AFD – Agence Française de Développement.