Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Pyetje, të qeshura, një fuqizim i radhës me Girls Night

Më 2 shtator u mblodhëm në Kometë, Ulpianë, për një mbrëmje plot pyetje, të qeshura, dije queer dhe konkurrencë të mirë në kuadër të Girls Night: Queer Trivia.

Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e mbrëmjes, që sollët energjinë, kuriozitetin dhe njohuritë tuaja, dhe që e kthyet këtë aktivitet në një hapësirë kaq të këndshme për t’u takuar, mësuar dhe argëtuar së bashku.

Aktiviteti u organizua nga CEL Kosova, me mbështetjen e Agence Française de Développement (AFD).

Shihemi në aktivitetet e radhës! 🌈