Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

U mbajt forum diskutimi i radhës me Policinë e Kosovës

Bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, organizuam në Mitrovicë një forum diskutimi me zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, me fokus në trajtimin institucional të rasteve që përfshijnë personat LGBTI+ dhe në rolin e Policisë së Kosovës për garantimin e mbrojtjes dhe qasjes së barabartë në drejtësi.

Gjatë diskutimit u trajtuan korniza ligjore që mbron të drejtat e personave LGBTI+, praktikat dhe procedurat policore për trajtimin e rasteve, sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë gjatë punës së tyre, si dhe raste konkrete që u mundësuan pjesëmarrësve të shkëmbejnë përvoja dhe të diskutojnë mënyra për përmirësimin e reagimit institucional.

Forumi krijoi një hapësirë të rëndësishme për dialog të hapur, ndërtimin e besimit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile, me synimin për të avancuar trajtimin profesional dhe të barabartë të rasteve që prekin komunitetet LGBTI+ dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.