Marrë parasysh nevojën e personave LGBTIQ+ të moshës minore dhe jo vetëm për shfrytëzimin e shërbimeve të Qendrës për Punë Sociale, CEL Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit me këtë institucion, organizoi një trajnim një ditor lidhur me punën e zyrtarëve të Qendrave për Punë Sociale kur trajtojnë persona LGBTIQ+.
Përgjatë këtij trajnimi, zyrtarët fillimisht u prezantuan me konceptet bazë që ndërlidhen me personat LGBTIQ+, duke vazhduar më pas me kornizën ligjore që rregullon punën e Qendrave për Punë Sociale dhe të drejtat e personave LGBTIQ+.
Pjesa përmbyllëse përfshiu diskutime rreth rasteve konkrete të punës së këtyre zyrtarëve dhe metodave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Together Liberated”, mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Kosovo.