Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Diskutim mes Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe personave LGBTIQ+

25 Gusht, 2023

CEL organizoi një diskutim mes Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe personave LGBTIQ+.

Dje, në hapësirat e Bubble Pub, personat LGBTIQ+ bashkëbiseduan me drejtorin e Zyrës për Qeverisjë të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, z. Habit Hajredini.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth rolit dhe punës së Zyrës për Qeverisje të Mirë në respektimin e të drejtave LGBTIQ+ dhe përmirësimit të situatës së personave LGBTIQ+ në Kosovë. Personat LGBTIQ+ paraqitën disa nga sfidat kryesore të tyre si në shëndetësi, edukim dhe siguri. Po ashtu, u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit mes kësaj instance dhe personavedhe organizatat LGBTIQ+.

Falenderojmë z. Habit Hajredinj për bashkëpunimin dhe angazhimin gradual e zinxhiror të institucionit që ai udhëheq!

Ky diskutim u organizua në kuadër të projektit “Together Liberated” mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Kosovo